“Rama 2” betohet në Presidencë. Shtrëngim duarsh Rama-Meta

Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e kabinetit të tij kanë bërë pasditen e së mërkurës betimin në Presidencë.

Në ceremoninë e zhvilluar, në praninë e presidentit Ilir Meta, kreu i qeverisë dhe ministrat janë betuar se do të zbatojnë Kushtetutën në interes të qytetarëve dhe vendit, transmeton Top Channel.

Në momentin e betimit, mes kryeministrit dhe kreut të shtetit ka patur edhe një shtrëngim duarsh. Duke marrë fjalën në këtë event, Meta ka shprehur urimin që qeveria e re të jetë në lartësinë e detyrave që e presin.

“Dëshiroj që në këtë moment të rëndësishëm të ndaj me ju urimin më të sinqertë për suksese dhe rezultate sa më pozitive në qeverisjen e vendit. Qytetarët presin përpjekje më të mëdha për të përballur sfidat që kemi përballë”, ka deklaruar Meta.

Në cilësinë e presidentit, Meta ka kërkuar përshpejtimin e zbatimit të reformës në drejtësi, ndërkohë që theksin e ka vendosur edhe tek integrimi europian.

“Anëtarësimi në BE është një aspiratë kombëtare, ndaj besoj se mazhoranca dhe opozita do të bashkëpunojë ngushtë për çeljen e negociatave sa më parë të jetë e mundur”, ka thënë Meta.

Ndër të tjera, kreu i shtetit ka vënë në dukje se, qeveria duhet t’i përgjigjet kërcënimeve që vijnë nga terrorizmi dhe krimi i organizuar, ndërsa ka shtuar se një rëndësi të vecantë sa i takon sigurisë së vendit dhe rajonit janë marrëdhëniet e mira me fqinjët. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP