Partitë e Bashës dhe Kryemadhit paralajmëruan opozitë më të fortë

Partia Demokratike (PD) e Lulëzim Bashës dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) e Monika Kryemadhit kanë rënë dakord që një prej tre komisioneve parlamentare që i kishte Partia Demokratike, t’i kalojë LSI-së.

Burime të Panoramës bëjnë të ditur se Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe nënkryetari i PD-së, njëherësh kreu i grupit parlamentar, Edmond Spaho, kanë negociuar mbrëmë lidhur me këtë temë.

Mësohet se PD-ja ka pranuar të tërheqë emrin e Bardh Spahisë si kryetar i Komisionit të Shëndetësisë, për t’ia lënë këtë pozicion Petrit Vasilit.

Ndërkohë PD-ja do të mbajë drejtimin e dy komisioneve të tjerë, Genc Pollon te Integrimi dhe Albana Vokshin te Mediat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button