Kuvendi solli vendim për konkurs publik për zgjedhje të anëtarit të KSHZ-së

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pasdite në vazhdimin e mbledhjes së 15-të, me 80 vota për, pa kundër dhe të përmbajtur, e solli vendimin për shpalljen e konkursit publik për zgjedhje të anëtarit të Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ).

Parashtrues të propozim vendimit për shpalljen e konkursit publik për zgjedhje të anëtarit të KSHZ-së janë deputetët Afrim Gashi, Tomisllav Tuntev dhe Ejup Halimi.

Mbledhja kuvendore vazhdon nesër, ndërkaq në rend dite të kësaj mbledhje është edhe Propozim ligji për përdorimin e gjuhëve, në lexim të parë.

Ndryshimet dhe plotësimet e Kodit zgjehdor u sollën të hënën dhe me to parashihet deri në zgjedhjet lokale të caktuara për më 15 tetor të harmonizohet përbërja e Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) me përbërjen e Kuvendit pas zgjedhjeve të fundit për deputetë. Duke pasur parasysh rezultatet nga zgjedhjet e fundit parlamentare, anëtar të ri të KSHZ-së duhet të ketë Lëvizja BESA e cila fitoi pesë mandate deputetësh, ndërkaq duhet të shkarkohet Bedredin Ibrahimi, i cili ishte propozuar nga PDSH-ja.

Kuvendi e shpallë zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-së në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë” dhe në shtypin ditor. Konkursi zgjatë pesë ditë prej ditës së shpalljes në “Gazetën zyrtare të Rpeublikës së Maqedonisë”.

Kryetari i Kuvendit e njofton partinë politike në opozitë, në afat prej 24 orëve nga pranimi i njoftimit për kandidatë të paraqitur në konkurs, t’i parashtrojnë propozim për anëptar të KSHZ-së. Propozimin e parashtruar, Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve e konstaton dhe menjëherë ia parashtron Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Anëtarët e KSH-së, Kuvendi i zgjedhë me shumicë prej dy të tretave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Ndryshimet e Kodit zgjedhor për ndërrim të prëbërjes së KSHZ-së u propozuan pas marrëveshjes së arritur politike mes partive parlamentare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button