Ministria turke e Shëndetësisë kërkon burg për surrogat amësi

Ministria turke e Shëndetësisë kërkoi dënime me burgime për surrogat amësi, publikoi gazeta “Hyriet Dejli Njuz”.

Institucioni punon në propozimin për kriminalizim të kësaj pjese të amësisë dhe kërkon ndryshime ligjore me të cilat do të vendosen dënime me burgime prej dy deri në pesë vjet.

Ministria do të dorëzojë propozim për ndryshim ligjor, me të cilin duhet të ndalohet implantimi i vezores së pllenuar qelizore me qëllim të mbajtjes së frytit nga ana e një gruaje tjetër.

Propozimi ndalon shtatzëni në dobi të një gruaje tjetër dhe në mënyrë të këtillë të lindet një fëmijë. Gjithashtu, si krim konsiderohet edhe ndërmjetësimi në këtë proces dhe ndalohet dhurim, shitje, ruajtje, transportim, import dhe eksport të qelizave dhe embrioneve riprodhuese.

Kodeksi ndëshkues turk në bazë të Ligjit për dhurim të organeve parashikon aktvendim prej dy deri në pesë vjet burgim për persona të cilët ruajnë organe dhe organe dhe inde, të fituara përmes rrugës ilegale ose për ato të cilët i transportojnë ose transplantojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button