Abetarja skandaloze, degjenerim i gjuhës shqipe (FOTO)

Abetarja ilustruese që dje qarkulloi në rrjete sociale e botuar nga shtëpia botuese “Media Planet” ka ngjallur debat të ashpër ndërshqiptarë për shkak të përdorimit joadekuat të fjalëve për shkronjat e caktuara dhe për shkak të trajtimi joadekuat të gjuhës shqipe, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse kjo abetare nuk u pa të qarkullojë në shkolla të Maqedonisë, nxjerra në shitje në Tetovë në vlerë prej 100 denarë dhe mënyra joadekuate e përpilimit të saj pasoi me reagime të shumta por më aktuale ngelet ajo “se deri sa ligji për gjuhët është në shqyrtim në institucione shtetërore, në praktikë gjuha shqipe vazhdon të cungohet”.

Portalb duke hetuar për të njëjtën shtëpi botuese, nuk arriti të hyj në kontakt por që pa se me po të njëjtin emër funksionon edhe një shtëpi tjetër botuese në Serbi dhe e cila ka botuar abetare me format dhe dizajn të njëjtë të abetares edhe në gjuhën serbe, gjë e cila dëshmon se e njëjta është marrë shabllon dhe përkthyer si e tillë edhe në gjuhën shqipe.

Abetarja ilustruese 2

Abetarja ilustruese 3

Abetarja ilustruese 4

U kontaktuan të gjitha palët e përfshira në problem, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), Biroja për Arsim, ish funksionarë të arsimit, Plenumi i Arsimtarëve dhe mësimdhënës të shkollave të Shkupit, asnjëri prej tyre nuk e kishte pa këtë abetare, as edhe dëgjuar për të.

MASH-i me tu njoftuar me rastin për Portalb.mk vlerësoi se ka hapur procedurë vlerësimi për të njëjtën dhe rastin e ka dërguar në të gjitha sutrukturat ministrore dhe jashtë saj përgjegjëse, nga Biroja heshtin e kurse ekspertët e quajnë si humbje të tërësishme të vlerave të gjuhës shqipe.

Image may contain: 1 person, outdoorMeqë fotografitë u publikuan nga Albulena Halili, profesoreshë universitare, ajo për Portalb.mk bëri të ditur se Abetarja nuk përdoret si tekst shkollor por se është parë duke u shitur në Tetovë ditë më parë në kundërvlerë prej 100 denarë, para që do të shkonin për fëmijë të sëmurë.

Ajo bëri të ditur se vitin e kaluar kjo abetare është ofruar për shitje edhe në universitete.

“Kjo nuk është Abetare dhe nuk përdoret si tekst shkollor. Emri Abetare është përdorur nga kjo shtypshkronjë a botues me qëllim të lajthimit dhe krijimit të konfuzionit te shqiptarët. Këto fletushka janë shitur javën e kaluar nëpër Tetovë nga shitës ambulantë të cilët kanë thënë se paratë nga këta libra për ngjyrosje do të dërgohen për fëmijët e sëmurë. Këta shitës kanë ardhur edhe në zyra në universitetin tonë me të njëjtin qëllim vitin e kaluar”, tha Halili.

Ndërkaq, ish ministri i Arsimit, Sulejman Rushiti duke e vlerësuar rastin si të turpshëm për Portalb.mk vlerësoi se ajo çfarë shihet në këtë abetare është shenjë se kemi rënie të sistemit të vlerave.

“Është e tmerrshme dhe e turpshme njëkohësisht. Po të funksiononin si duhet mekanizmat nuk do të duhej të vinte deri në këtë turpi. Kjo domethënë se ka rënë sistemi i vlerave!”, tha Rushiti.

Image may contain: 1 person, indoorNdërkohë që nga Plenumi i Mësimdhënësve të Maqedonisë, Enver Ajdini tha se për të njëjtën problematikë, trajtimin joadekuat të gjuhës shqipe në libra edukativo-arsimor ai ka zhvilluar takim me ministren e re të Arsimit, Renata Deskoska.

“Unë personalisht jam takuar me ministren e re dhe i kam treguar për këtë problem me librat jo vetëm me abetaren, prandaj ne shkollat fillore dhe ato të mesme po formohen grupe punuese nga ana e ministrisë, ku këto grupe duhet t’i cekin të gjitha problemet dhe këto libra të ndërrohen, prandaj mësuesit shqiptarë urgjentisht duhet të kyçen në këto grupe punuese.

 

Si të eliminohet anomalia e trajtimit të gjuhës shqipe?

Sipas ish ministrit të Arsimit, Sulejman Rushiti kjo do të arrihet nëse “miratimi i kurrikulave kalon në filtra, komisione, redaktorë dhe përkthyes”.

Ish udhëheqësi i sektorit të arsimit në Komunën e Çairit, Shefqet Zekolli vlerësoi se pavarësisht se librat a janë pjesë e sistemit arsimor, të njëjtat duhet të kalojnë në komisione para se të botohen.

“Librat, e veçanërish abetaret duhet të kalojnë në komisione. Duhet të formohen komisione në Bironë e Arsimit që të njëjtat t’i kontrollojnë tekstet edukative-arsimore para se të botohen. Duke kontrolluar dhe vënë kritere të sakta do të mund të parandalohen dhe eliminohen problematikat e gjuhës shqipe”, tha Zekolli.

Ndërkaq Petrit Saraçini vlerësoi se lektorë duhet të ketë gjithandej dhe se duhet të ketë procedurë më rigoroze të recensimit të teksteve shkollore.

“Lektorë duhet të ketë gjithandej ku gjuha përdoret në funksion të edukimit, në dokumente zyrtare, njoftime apo edhe në komunikim publik. Duhet të ketë procedurë rigoroze të recensimit dhe vlerësimit të kualitetit të teksteve edukative-arsimore, librave, përkthimeve. Duhet të ketë punë më intensive dhe bashkëpunim me kuadrin arsimor i cili ligjëron gjuhët. Duhet punë serioze për këtë edhe në media”, tha Saraçini.

Përndryshe, abetarja është e botuar nga shtëpia botuese “Media Planet” dhe ka tirazhë prej 2000 copësh, të cilët edhe pse kanë e-mail dhe numra kontaktues të njëjtët nuk janë të qasshëm. Me po të njëjtin emër dhe format si të abetarës por edhe shtëpisë botuese gjendet abetare edhe në gjuhën serbe e botuar në Serbi.

Jemi në pritje të vlerësimit dhe hapave që do të ndërmerren nga MASH-i.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button