Përleshje verbale ndërmjet deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Xhaferit (VIDEO)

Deputetët e opozitares VMRO-DPMNE, në Kuvendin e Maqedonisë kanë ardhur deri në përleshje verbale me kryeparlamentarin Talat Xhaferi pasi që ky i fundit nuk pranoi kërkesën e deputetit Ilija Dimovski për pauzë, njofton Portalb.mk.

Në seancën e sotme është leximi i ligjit për gjuhët për të cilën VMRO-DPMNE-ja kërkoi që duke ia hequr flamurin evropian të vendosur në të i njëjti të mos sillet fare në seancë kuvendore që kur ishte në shqyrtim në komisionin për Çështje Evropiane .

Ilija Dimovski kërkoi që të hiqet nga rendi i ditës së seancës plenare ligji për gjuhët, mirëpo kjo u refuzua nga shumica parlamentare.

Të gjithë koordinatorët e grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së ishin që të largohet ligji për gjuhët nga rendi i ditës. Ata thanë se flamuri evropian në ligjin për gjuhët nuk është në pajtueshmëri me Rregulloren e Kuvendit dhe se nuk u shqyrtua që në fillim nga komisioni kompetentet, që sipas tyre është Komisioni për Sistem Politik e jo Komisioni për Çështje Evropiane.

“Kur pranova pozitën e kryeparlamentarit thash se kjo ose do të jetë Kuvend ose s’do të jetë fare. Fizikisht ky Kuvend ka ekzistuar, por funksionalish që të jetë Kuvend duhet të punohet siç është shkruar. Dimovski ka kërkuar procedurale. Pas disa minutash fjalim, ai kërkoi pauzë. Konsideroj se nuk ka nevoj për këtë dhe sërish do të them. Nuk mund të imponohet vendim nën trysni dhe mënyra se si 50 deputetë vijnë këtu pa rend”, porositi Xhaferi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI MOBIL