Emigrantët ndjekin një itenerar të ri për në Europë, Detin e zi

Emigrantët kanë zgjedhur një itenerar të ri për në Europë duke zgjedhur të udhëtojnë nëpërmjet Detit të Zi. Një rrugë që sipas autoriteteve është shumë e rrezikshme, sidomos në këtë periudhë të vitit, njofton ABC news.

Grekët e quanin “det jo mikpritës”. Por dhe emri i ri Deti i zi, parashikon dallgë të mëdha, stuhi dhe përmbytje. Por pavarësisht kësaj deti që ndahet mes Rumanisë, Turqisë dhe Rusisë, zgjidhet nga qindra emigrantë që synojnë europën. Një fluks që sipas agjencisë europiane Frontex, mund ta transformojë Rumaninë në Lampeduzën e lindjes
SIpas itenerarit të ri, emigrantët nisen nga një fshat i vogël peshkatarësh në Kastamonu, Turqi, duke e drejtuar në portin e Kostancës, një qendër e rëndësishme industriale në pjesën rumune të Detit të zi.
Në 9 shtator rojet bregdetare rumune sinjalizuan një peshkarexhë me97 emigrantë në bord mes të cilëve 36 fëmijë, pranë kufirt mme Bullgarinë. Por ky është vetëm zbarkimi më i fundit në një seri episodesh të tilla.
Deti i Zi preket nga erëra të forta, dhe zona njihet për paqëndrueshmëirnë metreologjike. Sipas zëdhënësit të Frontex Borovski, emigrantët që zgjedhin këtë itenerar janë shumë më në rrezik sidomos nëse udhëtojnë me varka të vogla.
Edhe pse pjesë e Bashkimit Europian, Rumania nuk ëhstë interesuar shumë për situatën aktuale të emigrantëve. Bukureshti nuk bën pjesë në zonën Shengen dhe deri tani së bashku me vende të tjera kundërshton programin e rishpërndarjes së emigrantëve. Por mbyllja e itenerarit ballkanik dhe kufirit greko-turk, lrrugët kryesore për tu arratisur nga lindja e mesme, shtyjnë gjithnjë e më shumë emigrantë që të provojnë rrugën e lindjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP