Kurti e Kadaj të sillen me forcë në seancat e ardhshme

Gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prishtinës Beqir Kalludra ka lëshuar urdhëresë që deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi të sillen me forcë në gjykatë.

Kjo pasi që dy deputetët e Vetëvendosjes nuk u paraqitën në seancë ku pritej që të dëshmonin dëshmitarët në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Seanca e sotme është shtyrë për 10 tetor ndërsa katër deputetët e VV-së Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Albin Kurti ka munguar edhe në seanca tjera të këtij gjykimi, ndërsa gjyqtari Beqir Kalludra ndaj tij ka lëshuar fletarrestim, të cilin e kishte pezulluar në kohën e zgjedhjeve për shkak se Kurti ishte kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI MOBIL