LSDM afër përzgjedhjes së kandidatit për Komunën Qendër

Siç bëjnë të ditur nga “MKD”, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) sonte do të vendos përfundimisht që për kandidat të saj për Komunën Qendër të shpall Sasha Bogdanoviq, njofton Portalb.mk.

Sasha Bogdanoviç është kryetari i Këshillit Organizues të LSDM-së në Komunën Qendër dhe shef i shtabit zgjedhor për zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Bogdanoviç ka rrugëtim të lehtë sepse do të gëzojë mbështetjen e Andrej Zhernovski i cili u largua nga kandidatura e pavarur e tij për Komunën Qendër.

Përndryshe, më 14 shtator shpallen kandidaturat për kryetar dhe këshilla komunal ndërkohë që fushata zgjedhore për lokalet e 15 tetorit do të nis më 25 shtator.

LEXO: A u ndërrua Çairi për Shkupin ndërmjet BDI-së dhe LSDM-së? Sqarohet Osmani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button