Investituesit e huaj janë kontraktuar me marrëveshje të fshehta, për 10 vjet janë shpenzuar 225 milionë euro

Qeveria e Nikolla Gruevskit për 10 vjet ka shpenzuar 225 milionë euro për 25 ndërmarrje të huaja të cilët punësuan 20 mijë individë, bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski, njofton Portalb.mk.

Në bazë të të dhënave nga “Analiza e shpenzimeve kundrejt rezultateve nga investitorët direkt të huaj në Maqedoni gjatë periudhës 2007- maj 2017”, kuptohet se një i punësuar në procesin e investimeve të huaja e ka dëmtuar buxhetin e Maqedonisë për 11 mijë euro, për të cilat shteti u tërhoq nga 69 milionë eurot për shlyerje të tatimeve dhe doganave.

Boshnjakovski njoftoi se nuk bëhet fjalë për të punësuar të rinj por për lëvizje të të punësuarve nga ndërmarrësia vendase në atë ndërkombëtare, pjesë e procesit të investimeve të huaj në Maqedoni.

Zëdhënësi i qeverisë njoftoi se me ndërmarrjet e huaja janë marrë vesh ministra dhe këshilltarë dhe se nuk ka pasur asnjë kriter për marrëveshje apo dokument të tillë.

Qeveria deri më sot nuk ka qasje deri te ato marrëveshje pasi që të njëjtat kanë qenë të klasifikuara. Gjatë këtyre marrëveshjeve disa ndërmarrje kanë fituar më shumë kurse të tjerat më pak, që në bazë të të punësuarve i bie që një ndërmarrje për një të punësuar të ketë fituar 1 mijë euro, kurse tjetra 11 mijë euro.

Boshnjakovski njoftoi se nuk është arritur të kuptohet se sa është rroga mestare në këto ndërmarrje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button