Kuvendi i Shqipërisë e miratoi programin e qeverisë shqiptare “Rama 2”

Kuvendi i Shqipërisë me 78 vota pro dhe 51 kundër e miratoi sot programin e qeverisë “Rama 2”.

Kryeministri shqiptar Edi Rama e prezantoi programin e tij në seancën e së hënës, ku paraqiti synimet kryesore të qeverisë për ekonominë, turizmin, integrimin e vendit.

Reforma në drejtësi dhe vetting-u mbeten për qeverinë shqitare shtyllat kryesore në këtë mandat të ri. Ndërsa kapitulli i ekonomisë është më i gjati, duke nisur nga projektet e infrastrukturës, luftë kundër korrupsionit dhe informalitetit.

Lideri i opozitës Lulzim Basha e kritikoi qeverinë “Rama 2” dhe deklaroi fundin e marrëveshjes së 18 majit për shkak të zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe manipulimit të votave të PD-së sipas tij.

E ashpër ka qenë dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndaj programit të qeverisë. E veçantë në fjalën e saj ishte edhe një kritikë ndaj Presidentit të Republikës për bashkëpunim të nxituar me mazhorancën për dekretet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button