Sipas Zhivaleviq ka qenë e planifikuar që Zaevi të vritet më 27 prill

Agjenti serb i cili u gjend në Kuvend gjatë terrorit të 27 prillit, Goran Zhivaleviq, në një intervistë për televizionin serb ka deklaruar se të gjitha shërbimet në Maqedoni i dinë emrat e personave të maskuar të cilët sulmuan Kuvendin ku njëri prej tyre duheshe të vret Zoran Zaevin, njofton Portalb.mk.

“Nëse mbani mend fotografitë e personave me maska të cilët sulmuan Zaevin dhe deputetët tjerë është person me emblemë të Forcave Ushtarake të Kroacisë (FUK), Igor Jug, për të cilin nëse me vëmendje e shihni fotografinë gjatë gjithë kohës e mbante dorën prapa shpinës. Nuk dua të kalkuloj se ka pasur armë ose jo, sipas disa informatave ai është dashur ta vret Zoran Zaevin. Unë nuk e pash në mediat e Maqedonisë se a u arrestua ai dhe se ku gjendet shërbimet maqedonase, të gjitha shërbimet e pranishme në Maqedoni, i dinë me emra dhjetëra personat e tjerë me maska”, tha Zhivaleviq.

Përndryshe, Zhivaleviq është agjent serb i cili gjatë terrorit që iu bë Kuvendit të Maqedonisë më 27 prill u pa i pranishëm edhe ai.

Ai deklaroi ditë më parë se prezenca e tij në Kuvend ka ardhur me lejen e kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, mirëpo ky i fundit e mohoi të njëjtën. Nga Kabineti i Ivanovit thanë se presin që Prokuroria Publike të zbardh rastin e 27 prillit.

LEXO: Zhivaleviq e demantoi VMRO-DPMNE-në: Shërbime maqedonase e kanë ditur se unë isha në Kuvend
LEXO: Serbia përpiqet të pengojë zbardhjen e përfshirjes së shërbimit të tyre sekret në dhunën e 27 prillit në Maqedoni

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP