Në hovin e uraganit Irma jetën e kanë humbur gjithsej 55 njerëz

Si pasojë e uraganit Irma deri më tani në Florida jetën e kanë humbur 12 persona, me çka bilanci i viktimave është rritur në 55.

Zëdhënësi i guvernatorit të Floridës, Mekinli Luis, theksoi se gjashtë persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku, katër gjatë përgatitjeve për motin e keq, një person ka vdekur nga shoku elektrik, ndërsa një tjetër nga ataku në zemër.

Në Karolinën Jugore jetën e kanë humbur katër persona, ndërsa në Xhorxhia dy.

Sipas të dhënave zyrtare, në Ishujt Karaibe jetën e kanë humbur 37 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button