BE mbështetje për menaxhim të mbeturinave në rajonet lindore dhe verilindore

Në Shkup sot do të mbahet ceremonia përfundimtare me rastin e projektit të BE-së “Përgatitje e projekteve dhe dokumentacionit për tender për krijimin e sistemit të vetëqëndrueshëm të integruar dhe financiar për menaxhim me mbeturina në rajonet lindore dhe verilindore”.

Në ngjarje fjalime do të kenë shefi i Delegacionit të BE-së Samuel Zhbogar, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor, Jani Makraduli, Jadranka Ivanova shefe e sektorit të BE-së pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor, Ana Karanfillova-Maznevska, shefe e Sektorit për menaxhim me mbeturina pranë Ministrisë dhe lideri i projektit, Antonis Mavropulos.

BE-ja ka siguruar 975.000 euro për mbështetje teknike për krijimin e sistemit të integruar dhe të qëndrueshëm për menaxhim me mebturina në rajonet lindore dhe verilindore. Qëllimi kryesor i projektit është që të sigurohen parakushte për investime të ardhshme të BE-së në infrastrukturën lokale dhe rajonale, të nevojshme për arritjen e menaxhimit ekologjik me mbeturina.

Investimet e parapara prej pothuajse 27 milionë euro do t’ju mundësojnë 18 komunave në rajonet lindore dhe verilindore t’i modernizojnë sistemet për menaxhim me mbeturina, duke mundësuar përmirësim të mjedisit ekologjik të 370.900 banorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button