Parlament, u refuzua kërkesa për tërheqjen e Ligjit për gjuhët

Para se të konfirmohet rendi i ditës në seancën e sotme të 15-të, në kërkesë të njërit prej grupeve të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dha pauzë, pasi paraprakisht nuk u pranua kërkesa e Ilija Dimovskit që të tërhiqet Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve, për shkak siç tha, shkeljes me vetëdije të procedurave.

Fillimisht, tha Dimovski, procedurat janë shkelur me konfirmimin e Komisionit për Çështje Evropiane për Komisionin amë, edhe pse ai duhet të jetë Komision për sistem politik, pastaj ligjit i është vendosur flamur evropian, edhe pse nuk ekziston direktivë evropiane ose rregullativë me të cilën harmonizohet, me qëllim, siç tha, të pamundësohet debati i trupave kuvendor.

Gjithashtu, tha ai, edhe shumë ekspertë të gjuhës maqedonase, përfaqësues të Institutit për gjuhën maqedonase, profesorë nga fakultetet juridike dhe ASHAM-i kërkojnë debat publik para se ai të sillet në Kuvend. Prandaj kërkoj, theksoi ai, kjo pikë të tërhiqet nga rendi i ditës, të hapen debate publike për zgjidhjen e propozuar dhe përmes konsensusit të vijë ajo zgjidhje ligjore. E përsëriti qëndrimin e partisë se ligji i propozuar është jokushtetues, se do t’i prishë marrëdhëniet midis bashkësive, se do të krijojë institucione jofunksionale dhe do të sjellë deri në dygjuhësi të plotë.

Kërkesa nuk u pranua pasi për të votuan 40 deputetë, ndërsa 60 ishin kundër.

Deputeti Antonio Milloshovski, duke iu referuar vendimit për formimin e komisioneve nga 31 maji i këtij viti, tha se komisioni amë për këtë zgjidhje ligjore është Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive.

Xhaferi duke iu përgjigjur Dimovskit dhe Milloshovskit, sqaroi se kryetari i Kuvendit është ai i cili vendos cili trup do të jetë kompetent për propozim të caktuar ligjor, që, siç tha është rregulluar me Rregulloren për punën e re.

“Në lidhje me punën dhe përcaktimin e trupit punues amë, kryetari i Kuvendit me vendim përcakton trup punues amë”, tha Xhaferi.

Propozim ligji për përdorimin e gjuhëve, paraprakisht sot u mbajt nga Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive.

********************************************************************

Projekt-ligji për përdorimin e gjuhëve sot u mbështet nga Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive.

Deputeti, Antonio Milloshoski tha se ligji, i tillë siç është propozuar çon drejt dygjuhësisë së plotë dhe federalizimit të Republikës së Maqedonisë. Vlerëson se ky ligj është jokushtetues dhe do ta rrisë mosbesimin midis maqedonasve dhe shqiptarëve, ndërsa do të çojë edhe drejt diskriminimit tek bashkësitë më të vogla etnike.

Sipas tij, me sjelljen e këtij ligji do të ketë gjoba për gjykatat, prokuroritë, shkollat, universitetet dhe institucionet e tjera të cilat nuk do ta zbatojnë.

Deputeti i pavarur, Ferid Muhiq tha se ky Projekt-ligj është kushtetues dhe bazohet në amendamentin 5 të Kushtetutës. Ai më pas potencoi se paragrafi 2 i amendamentit 5 të Kushtetutës parasheh që gjuhën që e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve gjithashtu të jetë gjuhë zyrtare.

Afrim Gashi nga BESA tha se qëndrimi i partisë së tij është se përdorimi i ligjit duhet të miratohet me konsensus. “Le të kemi konkluzion të përbashkët prej të gjitha partive politike dhe kjo çështje të mbyllet njëherë e përgjithmonë”, tha Gashi, duke shtuar se zgjidhja e këtij problemi është me interes shtetëror.

Sipas tij, me përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare do të përforcohet stabiliteti i shtetit, do të afrohen qytetarët dhe kjo do të jetë mirë për gjithë shoqërinë.

Shpresa Hadri e BDI-së vlerëson se Projekt-ligji është me rëndësi të jashtëzakonshme pasi që bëhet fjalë për një të drejtë universale të cilët njerëzit duhet ta gëzojnë në mënyrë të natyrshme.

Duke folur për gjobat lidhur me moszbatimin e gjuhës, theksoi se ata nuk janë persona të cilët nuk e kanë për detyrë ta përdorin, por gjobat janë për institucionet të cilat duhet të sigurojnë kushte për zbatimin e gjuhës, ndërsa nëse nuk i plotësojnë këto kushte atëherë pasojnë gjoba. “Të mos manipulojmë me qytetarët dhe të mos themi se në çdo kopsht dhe në çdo pjesë të Republikës së Maqedonisë ku nuk ka shqiptarë duhet të përdoret gjuha shqipe”, tha ajo.

Projekt-ligji për përdorimin e gjuhëve është në rend dite të seancës së sotme të 15-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Javën e kaluar mbështetje për vendimin ligjor dha edhe Komisioni kuvendor për Çështje Evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button