Kërcënim i rremë për bombë afër katedrales “Sagrada familia” në Barcelonë

Policia spanjolle kumtoi se operacioni i sotëm antiterrorist në Barcelonë është ndërmarrë për shkak të një denoncimi të rremë për bombë të vendosur.

Një pjesë e mediave spanjolle publikuan se janë arrestuar dy persona.

Policia në Tuiter publikoi se nuk ka pasur arrestime dhe se është normalizuar situata.

Paraprakisht, si pjesë e operacionit antiterrorist policia spanjolle, mbrëmë e ka rrethuar rajonin rreth katedrales “Sagrada familia” i ka evakuuar vizitorët dhe e ka mbyllur stacionin e afërt të metrosë.

Sipas policisë, operacioni është ndërmarrë pasi që është vërejtur një automjet i dyshimtë, një furgon i parkuar në afërsi të katedrales.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button