UNICEF: Tre nga katër fëmijët refugjatë të ekspozuar ndaj abuzimit

Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se disa nga fëmijët refugjatë që përpiqen të arrijnë në Evropë janë të ekspozuar ndaj abuzimit. OKB i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian (BE) që të formojë “korridoret e sigurisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) kanë publikuar raportin me temë “Udhëtimet që të thyejnë zemrën: Fëmijët refugjatë që përdorin rrugët e Mesdheut nën kërcënimin e shfrytëzimit dhe rrëmbimit”.

Në raport thuhet se 75 përqind e refugjatëve të moshës 14-24 vjeç janë të ekspozuar ndaj punës së detyruar, abuzimit seksual dhe martesave në moshë të vogël dhe abuzimeve të tjera.

Ndër të tjera në raport theksohet se janë nën rrezik fëmijët refugjatë që vijnë kryesisht nga vendet Sub-sahariane të Afrikës. Më tej bëhet e ditur se 83 për qind e azil fëmijëve refugjatë që përpiqen të kalojnë nga Libia në Evropë janë nën abuzim.

Gjithashtu në raport thuhet se edhe racizmi gjithashtu luan një rol në sjelljet kundrejt fëmijëve refugjatë.

“Për fat të keq, janë bërë praktika rutinë”

Drejtoresha e UNICEF-it për Evropën, Afshan Khan ka njoftuar se zyrtarët evropianë duhet të marrin më shumë masa parandaluese në çështjen e rreziqeve me të cilat fëmjët dhe moshat e reja të refugjatëve përballen përgjatë udhëtimit të tyrë në Evropë.

“Për fat të keq, sjelljet si abuzimi, rrëmbimi, rrahjet dhe diskriminimi me të ciliët përballen fëmijët refugjatë që përdorin rrugën e Mesdheut janë bërë praktikë rutinë”, deklaroi Khan.

“BE-ja duhet të mbrojë fëmijët refugjatë”

Duke tërhequr vëmendjen se liderët e BE-së duhet të gjejnë zgjidhje të përhershme si rrugët e sigurta dhe të migrimit legal, Khan tha se “BE-ja duhet të ndërtojë rrugë të sigurta në vend që të marrë nën arrest fëmijët refugjatë”.

Sipas të dhënave që UNICEF-i ka publikuar në muajin maj parashikohet se numri i fëmijëve të pashoqëruar për vitet 2015-2016 është 300 mijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button