3 mënyra natyrale për të shpëtuar nga rrathët e zinj poshtë syve

Qeset e zeza poshtë syve mund tē prekin lehtësisht si femrat, ashtu dhe meshkujt. Janë të shumtë faktorët që ndikojnë në formimin e tyre, duke filluar nga stresi, mungesa e gjumit, ndryshimi hormonal, një stil jetese e çrregullt e shumë të tjera. Nëse nuk i trajtojmë në kohë, jo vetëm që do të dukemi shumë më madhor në moshë, por kjo mund të jetë dhe shenja e parë e problemeve serioze me shëndetin. Kremërat e ndryshëm me funksion zhdukjen e qeseve të zeza janë gjithmonë një zgjidhje e mirë, për aq kohë sa nuk keni një lëkurë sensitive. Në raste të tilla, rekomandohen përgatitje natyrale, tre prej së cilave ja u paraqesim më poshtë:

Domatet

Është një nga zgjidhjet më perfekte, e njëkohësisht një ndër përgatitjet më të lehta për zgjidhjen e një problemi të tillë. Ju nevojitet vetëm një lug çaji lëng domate dhe një tjetër lëng limoni. Pasi t’i keni përzierë, aplikojeni lëngun tek qeset e zeza dhe lëreni për 10 minuta. Kjo metodë preferohet të përsëritet dy herë në ditë.

Qeska të ftohta çaji
Preferohet të përdoren bustinat e çajit jeshil ose atij kamomil. Zhytini në ujë dhe më pas vendosini në frigorifer për pak minuta. Duke i vënë në qeset poshtë syve, një metodë e tillë do të veprojë shpejt, sidomos nëse e përdorni rregullosht çdo ditë.

Qumësht i ftohtë
Një ndër metodat më efektive, e njëkohësisht relaksuese. Hidhni pak qumësht në një enë të vogël dhe merrni dy pambuqe (nga ato që përdoren për të pastruar fytyrën nga grimi), vendosini në enë dhe lërini për pak sekonda. Më pas, aplikojini tek qeskat e zeza dhe lërini aty deri sa ta ndjeni që nuk janë më aq të freskëta. Sa më shpesh ta përdorni, aq më mirë për fytyrën tuaj!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button