Kuvendi nuk i pranoi ndryshiemt e Ligjit për ekonomi të ujërave

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në kuadër të pjesës së pasdites të punës së sotme sipas rendit të ditës së mbledhjes së 13-të nuk e pranoi Propozim ligjin për plotësim të Ligjit për ekonomi të ujërave, në lexim të parë, parashtruar nga deputetët e opozitës. Për ligjin votuan 29, ndërsa kundër ishin 49 deputetë.

Paraprakisht me 49 vota “për” dhe 37 “kundër” Kuvendi konkludoi se nuk është i pranueshëm dhe nuk mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm Propozim ligji për plotësim të Ligjit për privatizim dhe blerje të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, parashtruar nga deputetët e opozitës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button