“Maqedonia dhe Sllovenia kanë marrëdhënie miqësore, pa çështje të hapura”

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov priti sot në takim Milan Brglez, kryetarin e Parlamentit të Republikës së Sllovenisë i cili po qëndron për vizitë në Maqedoni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftojnë nga Kabineti i presidentit Ivanov, në takim janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë, përfshirë edhe bashkëpunimin në nivel parlamentar, me ç’rast është konstatuar se në vazhdimësi të dyja vendet i kultivojnë marrëdhëniet miqësore, pa çështje të hapura, të bazuara në bashkëpunimin e gjatë konstruktiv dhe mbështetjes së ndërsjellë të marrëdhënieve dypalëshe dhe planit multilateral.

Presidenti Ivanov ka shprehur kënaqësi për dinamikën e mirë të dialogut politik mes dy vendeve dhe realizimin në kontinuitet të takimeve të nivelit të lartë.

“Në takim presidenti Ivanov shprehu falënderim për mbështetjen parimore dhe në kontinuitet nga Republika e Sllovenisë për aspiratat e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO si dhe për mbështetjen në lidhje me krizën me refugjatët dhe migrantët”, thuhet në njoftim.

Në takim gjithashtu është theksuar nevoja për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjes së shkëmbimit tregtar mes dy vendeve, për çka është konstatuar se ekziston potencial i madh.

Kryetari i Parlamentit të Sllovenisë, Milan Brglez sot qëndron në vizitë zyrtare në Maqedoni me ç’rast është pritur me nderimet më të larta shtetërore.

Në kuadër të vizitës së tij Brglez u takua me homologun e tij, kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, më pas me Zv.kryeministrin për Eurointegrime, Bujar Osmani si dhe me kryeministrin, Zoran Zaev.

Pas takimit me Xhaferin, kryeparlamentari slloven tha se për çështjen e integrimeve euroatlantike, Sllovenia ka qenë dhe më tej do të jetë ajo që do ta mbështesë Maqedoninë pa kurrfarkushtëzimesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button