Tensione mes BE-së dhe Polonisë për reformën në gjyqësor

 Komisioni Evropian (KE) i ka dhënë një muaj afat Polonisë që të bëjë hap prapa të cilën e akuzon për shkelje të parimit të sundimit të ligjit, raporton Anadolu Agency (AA).

KE ka kaluar në hapin e dytë nga tre hapat e procesit të shkeljes të nisur ndaj Polonisë. KE i ka dhënë një muaj afat Polonisë për zbatimin e propozimeve dhe i ka kërkuar këtij vendi të rikthejë ndryshimet ligjore që kanë shkaktuar reagime në lidhje me sisitemin ligjor.

Në një deklaratë të KE-së në lidhje me çështjen thuhet se “Nëse autoritetet e Polonisë nuk marrin masat e duhura, Komisioni mund të marrë vendimin që çështjen ta dërgojë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë”.

Polonisë më parë i është dhënë një afat kohor prej dy muajsh, ndërsa qeveria e Varshavës nuk ka marrë në konsideratë propozimet e KE-së dhe ka mbrojtur idenë se ndryshimet ligjore nuk janë në kundërshtim me ligjet e BE-së.

Pas zgjedhjeve të mbajtura në vitin 2015 në Poloni në pushtet erdhi Partia Konservatore e Ligjit dhe Drejtësisë (PiS) me ç’rast vendosi në zbatim një sërë ndryshimesh.

Në mesin e këtyre ndryshimeve reagime shkaktoi rregullorja legjislative e cila parashikon ndryshime në emërimin e drejtuesve të transmetuesve publik dhe në procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese. KE-ja në fillim të vitit 2016 mori në shqyrtim ligjor rregulloren e re.

Ndryshimet të cilat hynë në fuqi në dhjetor të vitit 2015 bënë që t’i jepet fund zbatueshmërisë ku kërkohej shumica e thjeshtë që Gjykata Kushtetuese të merrte një vendim dhe u vendos kushti që të sigurohej shumica me dy të tretat.

Këto ndryshime i dhanë kompetenca ministrit të Thesarit të shkarkojë nga detyra dhe të emërojë drejtuesit e radiove dhe televizioneve publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP