Mogherini: Së paku për dy vjet s’ka pranime në BE nga Ballkani

Në një intervistë për televizionin slloven RTV, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikat e jashtme Federica Mogherini deklaroi se të paktën për dy vitet e ardhshme asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, deklaroi se asnjë nga vendet e Ballkanit nuk do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian për të paktën dy vitet e ardhshme. Në një intervistë për televizionin slloven RTV, siç transmeton Insajderi, Mogerini shtoi se vendet e Ballkanit që synojnë anëtarësimin janë ende në fillim të reformave,

Gjithsesi nga ana tjetër Mogerini theksoi se procesi i zgjerimit në BE nuk është ndalur. Por ajo ka përmendur dhe deklaratën e Jean Claude Juncker disa kohë më parë ku kishte thënë qartë se BE nuk do të kishte anëtarë të rinj, dhe se ky ishte realiteti.

Sipas saj asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ishte gati për t’u bërë pjesë e BE-së para tre vjetësh. Por Mogherini shtoi se që procesi i anëtarësimit të funksionojë duhen reforma ekonomike, gjyqësore dhe institucionale, si dhe bashkëpunim me fqinjët, duke kujtuar se pikërisht në Ballkan u bëmë dëshmitarë të luftës së fundit në Evropë 20 vjet më parë.

Ajo këmbënguli se synimi i saj personal është që në përfundimin e mandatit të Komisionit të BE-së, kemi edhe dy vjet, të gjashtë partnerët në Ballkanin Perëndimor të jenë në një pikë të tillë në procesin e integrimit në BE që procesi të jetë i pakthyeshëm.

Për sa i përket një ndikimi më të madh të fuqive si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë në Ballkan, Mogherini u shpreh se nuk ishte e shqetësuar. Kjo sepse sipas saj fuqia tërheqëse e BE-së në Ballkan është shumë e fuqishme. Madje rreth 70-80% e njerëzve në Ballkan e mbështesin BE-në, shifra që vetëm mund të ëndërrohen brenda BE-së.

Mogherini tha se nëse BE dhe shtetet anëtare do të jenë koherentë në dhënien e mbështetjes për këto vende, nuk ka Turqi, Rusi apo shtete të Gjirit që të maten me ‘të. Fuqia tërheqëse në terma të ekonomisë, të të drejtave, reformave dhe integrimit rajonal që mund të ofrojë BE-ja nuk ka rivalë, përfundoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP