KQZ decertifikon 86 persona nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror Zgjedhor ka decertifikuar 86 persona nga pjesëmarrja e tyre në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Megjithatë, anëtarët e KQZ-së kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me faktin se kanë decertifikuar padrejtësisht disa nga kandidatët, raporton KTV.

Por kjo, sipas tyre, ka ardhur për faktin se Ligji për zgjedhjet është arbitrar dhe ka pamundësuar klasifikimin e tyre.

Sidoqoftë, KQZ ka bërë thirrje që Kuvendi me urgjencë të ndryshojë Ligjin për zgjedhjet, pasi ai po ua shkel të drejtën kushtetues qytetarëve të Kosovës.

Kundër këtij decertifikimit ishte përfaqësuesi i Nismës në KQZ, Eshref Vishi, ndërsa ka abstenuar përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button