BE-ja do të ndajë 120 milionë euro prej vitit 2018 për internet pa tel pa pagesë

BE-ja do të ndajë 120 milionë euro prej vitit 2018 për internet pa tel pa pagesë, përkatësisht për instalim të mijëra terminaleve pa tel pa pagesë nëpër tërë Evropën, në vende publike siç janë parqet, spitalet dhe bibliotekat, lajmëron korrespondenti i MIA-s.

Parlamenti evropian sot në Strasburg, dha dritë të gjelbër për programin, të cilin para një viti e kumtoi kryetari i Komsionit, Zhan-Klod Junker në fjalimin e tij për “Ghendjen e Unionit”, ka për qëllim të distribuojë në 6000 deri 8000 qytete dhe fshatra, nga të gjitha vendet-anëtare, “vauçerë’ prej 2000 eurove, me të cilët do të lejohet të kryhen ndërhyrjet e nevojshme teknike për instalim të terminaleve pa tel.

Ideja është të thjeshtëzohen sa më shumë procedurat, në mënyrë që ky shërbim të jetë i kapshëm madje edhe në fshatrat e vogla, të cialt nuk i dinë formalitetet e ndërlikuara evropiane.

Për t’i kërkuar ata vauçerë, prëfaqësuesit e pushteteve lokale do të mund të ndërlidhen në ueb-faqe të posaçme, ku gjithashtu do të mund të gjejnnë listë të kompanive, të autorizuara për kryerje të punëve instaluese. Kompanitë, kur do ta marrin vauperin, më pas do t’u drejtohen organeve evropiane për pagesë.

Bashkësitë lokale të cilat dëshirojnë të kenë dobi nga rrjeti, duhet në këmbim, ta financojnë së paku tre vite mirëmbajtjen e terminaleve dhe shpenzimet për parapagesë të operatorëve të cilët do të sigurojnë internet.

Vauçerët do t’u distribuohen komunave në bazë të “të arriturit të parë”, por Komisioni siguroi mekanizma për sigurim të shpërndarjes së drejtë gjeografike të shërbimeve në të gjitha vendet-anëtare të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button