Ilire Vinca, aktorja e parë shqiptare e nominuar në LPTW

Profesoresha e Arteve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ilire Vinca, ka pranuar njoftimin se është nominuar nga “League Professional Theatre Women në New York”, njofton Portalb.mk.

Kjo ngjarje organizohet për çdo të tretin vit dhe nominohen nga 20 aktoret më të suksesshme të teatrove në botë, e që këtë herë në mesin e tyre është dhe prof. Ilire Vinca.

The Gilder/Coigney International Theatre Award apo që njihet ndryshe edhe si “#LPTW”, është krijuar në nderë të dy ikonave të teatrit botërorë Rosamond Gilder dhe Martha Coigney dhe mbahet që nga viti 1986.

Ilire Vinca është aktorja e parë shqiptare e cila nominohet në këtë festival. Çmimet priten të ndahen me 23 tetor 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button