Ministria shqiptare e Arsimit premtoi rritjen e pagave të mësuesve për 40 përqind

Ministrja e Arsimit të Shqipërisë e cila pret të mandatohet në këtë post, Lindita Nikolla, në fjalën e saj në Kuvend, prezantoi programin e detajuar qeversisës për arsimin dhe premtoi rritje të pagave të mësuesve me 40 përqind.

Gjatë fjalës së saj, ajo vuri në dukje se brenda 300 ditëve të para në shkollat kolektive të ketë mësim dixhital, si dhe do të dyfishohet numri i mësuesve.

Po kështu, Nikolla tha se se sfidë për shkollat mbetet ende braktisja nga ana e nxënësve, veçanërisht nga grupet e margjinalizuara ndaj ajo kërkoi bashkëpunim me të gjitha partitë politike, transmeton ATSH.

“Në 100 ditët e para do të pilotohet projekti për të futur ushqim të shëndetshëm në kantinat shkollore, 20 mijë mesues do të trajtohen, do të kemi forumet online të mësuesve, do të shpallin cdo vit mësuesit më të mirë, rrisim pagat tuaja me 40 përqind në këtë mandat, do të realizojmë anketën kombëtare studentore për çdo universitet, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës do të realizojme kartën studentore marrjen e shërbimeve me pak shpenzime, do të qartësohen nevojat e tregut të punës për profesionistë e kostot reale të këtij procesi”, theksoi ndër të tjera Nikolla.

Gjithashtu, ajo u shpreh e gatshme për të mirëpritur çdo kritikë nga opozita në drejtim të rritjes së cilësisë në arsim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button