Toleranca fetare te shqiptarët

Qani Osmani

Qani Osmani

Shqiptarët janë ndër popujtë më të vjetër jo vetëm të gadishullit Ballkanik por edhe të Evropës. Ata janë një ndër popujt me shumë probleme, si ekonomike dhe politike por me një tolerancë të rrallë ndërfetare. Kjo tolerancë mbështetet në vetëdijen kombëtare për faktin se të gjithë shqiptarët të të gjitha besimeve janë të një gjaku dhe të një gjuhe kanë origjinën, truallin dhe traditën e përbashkët. Kjo ka ndikuar fuqishëm në kohezionin kombëtar në përmasa më të gjëra dhe ka mobilizuar popullin shqiptar gjatë historisë për t’u bërë rezistencë përpjekjeve të vazhdueshme të të huajve që ta përçanin dhe më pas ta sundonin.

Populli shqiptar me tri besime: Islam, ortodoks dhe katolik, ka qënë simbol i harmonisë fetare në historinë e popujve të Ballkanit. Vetë ekzistenca e objekteve të kultit, xhamive, kishave e manastireve, simbolizon të kaluarën e popullit shqiptar. Bashkëjetesa në harmoni e besimeve fetare në trojet shqiptare përgjatë historisë e deri më sot është shembull dhe dhurata më e mirë . Trashëgimia e bashkëjetesës fetare njëkosisht me vetëdijen se ideja kombëtare qëndron dhe duhet të qëndrojë mbi çdo ide tjetër, është dhurata më e çmuar që na si komb e kemi.

Pranimi dhe bashkekzistenca e tre besimeve të popullit shqiptar, ka bërë që toleranca ndërfetare të jetë një domosdoshmëri historike duke shërbyer kështu, si mjet dhe faktor që ka siguruar unitetin kombëtar dhe ekzistencën tonë si komb, megjithate shqiptarët kurrë nuk kanë ndarë përkushtimin fetar nga interesi kombëtar.

Shqiptarët si popull, pavarësishtë besimit fetarë, shikuar historikisht gjithmon i kanë shërbyer kombit. Edhe pse, hoxhallarë apo priftërinj, kjo nuk i pengonte dhe nuk i bënte ata që të mos mendonin dhe t’i shërbenin kombit. Ata ishin prijatorë të ideve kombëtare duke e mobilizuar popullin në shërbim të kombit.

Anokronike dhe naive është mendësia që kërkon të gjejë rrënjët e “fesë më të vjetër” të shqiptarëve. Kjo ka shpjegimin e vet historik, ashtu siç ka shpjegimin historik pse feja islame u përqafua nga shumica e popullit shqiptar. Faktet gjinden dhe ndodhen në rrjedhën dhe logjikën e tyre historike. Janë faktorët historikë, shoqërorë e psikologjike ata që kushtëzuan përqafimin e fesë islame nga shumica e popullit shqiptarë në të gjitha trevat e veta. Është absurde dhe naive të flitet për konvertim të detyruar, sepse feja nuk zë dhe nuk lëshon rrënjë, nëqoftëse nuk prek botën shpirtërore të njeriut. Akoma më naive tingëllon teza e “konvertimit të detyruar”- sot, kur një musliman shqiptar ka disa breza që e trashigon besimin e tijë.

Për një frymë tolerante, krahas feve dhe përfaqësuesve të tyre ndër vite, ka ndikuar edhe trashëgimia socio-antropologjike e shqiptarëve, sistemi shoqërorë tradicional dhe ai i vlerave. Faik Konica do të përforconte: “Unë besoj se dihet gjithkund që shqiptarët janë tolerant për besimet e tjera dhe ndoshta ky është i vetmi vend në Evropë ku nuk ka pasur luftëra fetare.”

  Po të nisim dhe të rendisim shembuj në lidhje me tolerancën fetare ndër shqiptarët gjatë shekujve, nuk do të mundemi t’i përmbledhim në një shkrim kaq të shkurtër. Një eveniment i randësishëm në historin e bashkëjetesës së shqiptarëve është edhe Lidhja e Prizrenit. Kështu në gjysmën dytë të muajit maj të vitit 1878, u mblodhën në Prizren rreth 300 përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare, në shumicën e tyre musliman. Mbledhja e parë u mbajtë më 23 maj në Xhaminë e Bajrakut (bajrakli). Pra  në këtë xhami kishte edhe përfaqësues të besimeve krishterë. Kurse më 10 qershorë të vitit 1878 mbledhja u zhvillua në Medresenë e Mehmet Pashës (sot muzeu, apo siç njihet si shtepia e Lidhjes së Prizrenit)

Një nga personalitetet shqiptar të besimit muslimanë ka qenë edhe Hoxhë Rexhep Voka nga Tetova i cili ka thënë: “Shqiptarët duhet të ngrihen mbi dasitë fetare dhe të jenë të bashkuar. Të mos themi ky është musliman dhe ai është i krishterë, jo toskë, jo gegë, sepse të gjithë jemi shqiptarë, jemi një fis e një farë”. Ndërsa, kryemyftiu i Shqipërisë, Vehbi Dibra, në Kongresin Musliman Shqiptar të mbajtur më 1923, duke u treguar delegatëve për gjendjen fetare dhe duke u treguar se vëllazërimin e bashkimin kombëtar duhet mbajtur mbi gjithçka, kishte thënë: “Musliman, Katolik dhe Ortodoks, në pikëpamje të kombësisë kemi një lidhje të plotë e të patundshme, e nuk mund të thuhet e të kuptohet asnj send qi e tund atë vllaznie të plotë Çështja e fesë është një çashtje e posaçme e secili është i lirë për me e sigurue forcimin e fesë së vet”.

Kurse, Sami Frashëri kishte deklaruarMos vështroni besë e fe, muslimanë dhe katolikë, ortodoksë, gjithë shqiptarë sa janë dhe tek janë, janë vëllezër. T’ecim të dlirë n’udhë të Perendisë, n’udhët të drejtësisë….në mes shqiptarëve të vërtetë s’ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje, ndonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezër të gjithë; janë një trup, një mendje, një qëllim, një besë”. Pra, krahas tjerash, duhet theksuar faktin se, të qenët e shqiptarëve me shumicë të besimit musliman, tregon dy gjëra shumë me rëndësi për historinë e kombit shqiptar. E para është se, në mesin e shqiptarëve nuk ka pasur dhunë fetare me rastin e islamizimit të tyre. Dhe e dyta është se kjo tolerancë fetare te shqiptarët i ka shumë borxh besimit islam, sepse askund në histori, përveç trillimeve të ndryshme, të shqiptarët nuk haset në ndonjë dhunë ndaj besimeve të tjera të bërë nga muslimanët si shumicë.

Pra, harmonia dhe toleranca fetare e shqiptarëve si vlerë thuajse unikale kombëtare fetare, u krijua në shekuj, paralelisht me Lëvizjen Kombëtare shqiptare, nën kujdesin e veçantë të rilindësve tanë dhe në kushte specifike, të ndryshme nga kombet e tjera në Ballkan. Kemi shembuj të shumtë të tolerancës fetare në të kaluarën ndër shqiptarë të tre besimeve që nuk mund ti gjesh askund tjetër në Evropë. Shembuj që kanë lënë gjurmë edhe në ditët e sotme.

Kur më 28 Dhjetor të vitit, 1913 u ngrit në Shkodër flamuri kombëtar, musliman e katolikë, këmbanoren e kishës së Gjuhadolit e lidhën përmes një konopi me minaren e xhamisë së Fushë Çelës, në të cilën valvitej flamuri kombëtar ndërmjet rreshtit të gjatë të kandilave kuq e zi. Duke karakterizuar këtë ngjarje, Fishta tha: …..musliman e të krishterë, katolikë e ortodoksë qofshin, dijnë me u vëllaznue në idealin kombëtar. Ky vëllaznim, u shpreh edhe në këtë natë simbolikisht me drita kandilash, që si varg yjesh lidhnin minaren e Xhamisë së Fushë së Çelës me kumbanaren e kishës së Gjuhadolit….”

   Pastaj ta marim rastin e vitit 1914, kur në kohën e Austro-Hungarisë, në Gjakovë, duhej të ndërtohej një kishë për nevojat e shqiptarëve të besimit katolik, Bajram Curri, i thotë konsullit austriak: Ne shqiptarët të besimit musliman në Gjakovë, i kemi 18 xhami, zgjidhe njërën prej tyre ta bëjmë kishë”. Një rastë tjetër të ngjajshëm kemi kur disa shqiptarë të besimit katolikë deshin të djegin xhaminë e Lezhës. Këtë e merr vesh Gjergj Fishta dhe me t’u errësuar , shkonë tek xhamia. Kur ato shkuan për ta djegur, Fishta u flet në emër, dhe ato të çuditur i thonë: “Si more ti At ti edhe priftë edhe hoxhë?” Fishta ju përgjigjet thjeshtë:Jo unë jam prift, por meqë Hoxha kishte ca punë në Shkodër, më tha mua me e rujt xhaminë se edhe kjo është shtëpia e Zotit për shqiptarët!…”

   Si përfundim mund të themi se çështjet fetare në hapësirat shqiptare janë të lidhura ngushtë me sigurinë tonë kombëtare.Prandaj ruajtja e vlerave kombëtare fetare të shqiptarëve është nji obligim i shqiptarëve kudo që ndodhen, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, në Luginën e Preshevës dhe Çamëri si dhe në diasporë. Nëse, deri më tash, para botës jemi krenuar për një harmoni dhe tolerancë ndërfetare të shkëlqyrshme që kemi trashiguar nga të parët tanë, e cila ka qenë për çdo lavdatë dhe respekt, si do t’ia dalim ne , brezi ynë, ta ruajmë një status quo të tillë. Nëse për një tolerancë dhe harmoni fetare dikush ka meritë, ajo meritë i takon si shumicës ashtu edhe pakicës të cilët ditën të bashkëjetojnë pa pretendime për të mbizotruar ndaj njëri tjetrit.

Pluralizmi fetar shqiptarë ka shërbier si element bashkues midis njerëzve, familjeve dhe grupeve të ndryshme në shoqërinë shqiptare. Komunitetet fetare mbetën besnike e frymëzimeve të tyre fillestare të së mirës dhe paqes, si dhe me përkushtim të madh luajnë rol aktiv në kapërcimin e problemeve sociale, rritjen e edukimit të të rrnjve, forcimit të rolit të familjes, kulturës dhe identitetit kombëtar. Toleranca dhe dialogu duhet të përfaqësohen në të gjitha trojet shqiptare në mënyrën më të mirë dhe të jemi shembull edhe në të ardhmen për mbarë botën, ashtu si në të kaluarën tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI MOBIL