VMRO aktivizon popullatën, thirrje për protesta para Parlamentit kundër Ligjit për gjuhët

Të ashtuquajturat “organizata” që janë të lidhura me partinë VMRO-DPMNE, Kongresi botëror i maqedonasve dhe Manifesti Maqedonas i bashkëngjiten shoqatës “Ringjallje”, Iniciativës qytetare kundër Ligjit për përdorimin e gjuhëve e cila udhëhiqet nga ati Ivica Todorov dhe shoqata “Tvrdokorni” në organizimin e protestës së qetë kundër Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili pritet të mbahet nga e mërkura deri të premten para Parlamentit.

Organizatat e lartpërmendura bëjnë thirrje siç thonë ata deri te maqedonasit që të bashkëngjiten në protestën e qetë me 13,14 dhe 15 shtator në orën 18 para Parlamentit.

Gjithashtu njoftojnë që rruga nga Porta e deri të Spitali i qytetit do të jetë e bllokuar gjatë ditëve të protestës.

“Protesta paqësore nuk është kundër bashkësive etnike pakicë në Maqedoni! Protesta është kërkesë deri te Qeveria për tërheqjen e Ligjit për gjuhët nga Parlamenti, sepse është antikushtetues, anti evropian, dhe rrënon unitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë, si dhe diskriminim bashkësitë më të vogla etnike, destabilizon vendin dhe assesi nuk duhet të keqpërdoret për zgjedhjet lokale”, thuhet në thirrjen.

Organizatorët gjithashtu thonë se nëse Parlamenti miraton ligjin e lartpërmendur, ata do të dërgojnë kërkesë deri të Presidenti i shtetit që të mos nënshkruaj, dhe nëse ligji hyn në fuqi, organizatorët do ta dorëzojnë atë në Gjykatën Kushtetuese.

Organizatorët kanë përgatitur parulla në gjuhën maqedonase dhe angleze të tipit : “Tradhtia nuk është demokraci!, “Ligji për gjuhët është antikushtetues”, “Ligji për gjuhët nuk është ligj evropian”, “Një shtet-një gjuhë, në shtëpi dhe në botë”, “Jo federalizmit gjuhësor”, “Atë që duan shqiptarët në Maqedoni, ta bëjnë për Maqedonasit në Shqipëri”, “Reciprocitet mes Maqedonisë dhe Shqipërisë” dhe “Maqedonia-shtet unitar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button