A u ndërrua Çairi për Shkupin ndërmjet BDI-së dhe LSDM-së? Sqarohet Osmani

Meqë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) deri më sot nuk ka shpallur kandidat për Qytetin e Shkupit ndërkohë që Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ngjashëm ka vepruar në Komunën e Çairit kjo sipas zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani është shenjë pozitive se pritet mbështetje reciproke për këto dy komuna, raporton Portalb.mk.

“Ende nuk janë finalizuar të gjitha bisedimet por sinjalet janë shumë pozitive se do të kemi kandidatë të përbashkët”, tha Osmani, i cili mohoi të thotë se njëjta mund të ndodhë edhe me Kërçovën e komunat tjera.

Meqë në Komunën e Tetovës, Strugës dhe Dibrës BDI ende nuk ka kandidat Osmani nuk mohoi mundësinë që të kandidohen kuadro të reja, pasi që siç shprehet ai, “prurjet e reja dhe reformimi i partisë është synim i BDI-së”.

“Përzgjedhja e kuadrove si ajo e zotëri Ganiut është parim i etabluar i Bashkimit Demokratik për Integrim që në zgjedhjet e vitit 2013 nëse ju kujtohet kandidatët e atëhershëm ishin pjesë e Qeverisë. Por do të vazhdojmë bisedimet edhe me kandidatët e tjerë. Ne kemi synim ta reformojmë partinë dhe nuk përjashtohet se edhe në komunat tjera mund të presim kandidim të kuadrove të reja”, tha Osmani.

Përndryshe, më 14 shtator shpallen kandidaturat për kryetar dhe këshilla komunal ndërkohë që fushata zgjedhore për lokalet e 15 tetorit do të nis më 25 shtator.

LEXO: Ganiu tregoi arsyet se pse kandidoi për Komunën e Çairit (VIDEO)
LEXO: Zgjedhjet lokale: Ganiu jep dorëheqje, Osmani në pushim vjetor (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button