Plane për të zgjeruar familjen? Si ta kuptoni nëse është koha e duhur ose jo

Çiftet e sapomartuara fraza që dëgjojnë me shesh është: kur do bëni një fëmijë, është koha e duhur.

Nëse disa mendojnë kështu, ka të tjerë që nuk bien dhe shumë dakord me këtë “rregull” të shoqërisë. Çiftet pa fëmijë mund të kërkojnë kohë për të menduar nëse është “shumë shpejt” ose “për kohën e duhur”.

Ne besojmë që një gjë e tillë nuk mund të parashikohet, por para se të merrni një vendim të tillë duhet të dini:

Të pasurit një fëmijë është një vendim i përbashkët
Baza e një marrëdhënieje të shëndetshme është ndershmëria dhe respekti i ndërsjellë. Ju nuk mund të injoroni dëshirat e partnerit. Prandaj, për të shmangur konfliktet e ardhshme dhe keqkuptimet, duhet të diskutoni paraprakisht për çështjen e fëmijës.

Një fëmijë nuk do të shpëtojë marrëdhënien tuaj
Ndonjëherë foshnjat me të vërtetë mund të përmirësojnë  një martesë duke tërhequr vëmendjen e plotë të prindërve dhe duke i bërë ata të harrojnë për luftën e tyre. Por ana tjetër, ndryshimet dhe problemet që mund të ndodhin pas lindjes së foshnjës mund të bëjnë një martesë të dështojë.Fëmija nuk është paqebërës, por ai ose ajo meriton të lindë në një familje të lumtur.

Është një fëmijë, jo një model i përsosur
Ju ndoshta keni ëndrra të caktuara për pamjen dhe talentet e ardhshme të fëmijës. Por duhet ta kuptoni që fëmija i palindur mund të mos jetë në përputhje me standardet tuaja. Duhet ta pranoni atë dhe t’i ofroni sa më shumë dashuri.

Jini realistë në lidhje me aftësitë tuaja
Një prind i përkryer nuk ekziston, por mos u ndiheni të pashpresë para se të filloni.Kuptoni cilat janë papërsosmëritë tuaja të vogla dhe jini gati të punoni për t’i rregulluar.

Mos e ndryshoni jetën tuaj sipas standardeve të dikujt tjetër
Interneti është i tejmbushur me përshkrimet se si të kesh një “jetë perfekte”: kur duhet të keni një fëmijë, çfarë do të thotë një familje e plotë … Mjaft me këtë! Askush nuk mund t’ju thotë se kur është momenti i përsosur për ju. Ju do ta ndjeni veten.

Vlerësoni saktësisht problemet e mundshme në të ardhmen
Disa çifte se të pasurit një fëmijë është një proces zbavitës. Ju do të argëtoheni shumë me të, sigurisht, por në këtë paketë do t’ju vijnë edhe shqetësimet.  Imagjinoni vetëm ndikimin që ka një fëmijë në gjendjen mendore të prindërve. Pra, duhet të jeni gati dhe të përgatiteni.

“Shtatzënia” dhe ” makthi” nuk janë sinonime
Nuk është e nevojshme të bësh një hedhje me parashutë për të luftuar frikën nga lartësitë. I njëjti rregull vlen edhe për shtatanizë: disa shqetësime mund të reduktohen paraprakisht.

Ju jeni gati të rriteni si prind
Fëmija juaj është një “mekanizëm” kompleks. Modaliteti i qarjes mund të aktivizohet në çdo moment dhe nuk ka buton për ta fikur menjëherë.  E gjitha kjo është në dorën tuaj, dhe ju duhet ta kontrolloni veten si fillim në një rast të tillë dhe më pas qetësoni fëmijën.

Vendimi për t’u bërë prindër nuk duhet të jetë i imponuar nga të tjerët
Ne kemi dëgjuar shumë histori nga më të vjetrit që thonë se është shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë. Të kesh një bebe është vetëm vendimi yt. Duhet të mendosh për dëshirat dhe aftësitë e tua dhe të harrosh atë që të gjithë të tjerët mendojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button