Anulohet seanca e Gjykatës supreme për “Monstrën”

Seanca publike për rastin “Monstra”, që duhej të zhvillohej të martën në Gjykatën supreme është anuluar për në datën 3 tetor, për shkak se policia nuk e ka sjellë në gjykatë një nga pesë të dënuarit për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës. Për shkak të kësaj, katër të dënuarit tjerë janë njoftuar se nuk ka kushte për zhvillimin e seancës publike.

Avokati i të akuzuarve, Naser Raufi, ka ripërsëritur qëndrimin se lënda duhet të merret nga Prokuroria Speciale Publike(PSP) me qëllim që e vërteta të del në shesh. “PSP ka kompetenca dhe duhet ta merr këtë rast, sepse vetëm në këtë mënyrë do të kuptohet e vërteta për këtë rast”, ka deklaruar Naser Raufi, njëri prej  avokatëve të të dënuarve.

Gjykatësit e Supremes në seancë publike duhet t’i shqyrtojnë ankesat për dënimet e përjetshme, të cilat u janë shqiptuar të dënuarve nga ana e Gjykatës themelore dhe të cilat u konfirmuan edhe Gjykata e Apelit. Seanca publike për shqyrtimin e ankesave deri më tani disa herë është prolonguar. Lënda në Gjykatën supreme udhëhiqet nga prokurorja Liljana Spasovska, e cila javë më parë u emërua ushtruese e detyrës së prokurorit publik pas shkarkimit të Marko Zvërlevskit. Pesë shqiptarë janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës më 12 prill 2012.  Zoran Zaev gjatë periudhës së publikimit të materialeve të përgjuara disa herë pati premtuar se do të zbardh të vërtetën për rastin “Monstra”, mirëpo më vonë tha se nuk mund ta publikojë se materialet ia ka dorëzuar Prokurorisë speciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP