Dy shtetas të Maqedonisë humbën jetën në minierën “Lece” në Serbi

Në minierën “Lece” në rrethinën e Medvegjës në jug të Serbisë, mbrëmë rreth orës 23 janë gjetur trupa të pajetë të dy shtetasve të Maqedonisë, të cilët kanë qenë të punësuar në atë minierë.

Sipas mediave serbe, udhëheqësia e minierës ka konfirmuar se kanë pësuar shtetas nga Maqedonia Z.P. (48) dhe T.N.(53).

Sipas dëshmitarëve, aksidenti ka ndodhur gjatë minimit të një pjese në minierë.

Njëri nga minatorët, i cili ka qenë në të njëjtin turn më të pësuarit, ka deklaruar se minatorët nga Maqedonia nuk kanë nxjerrë në kohë gjatë minimit dhe janë ngulfatur nga gazrat në gropë.

Sipas dëshmitarëve të tjerë, njëri nga shtetasit e pësuar të Maqedonisë, i cili ka qenë mbikëqyrës, ka zbritur në gropë pas minimit me kolegun, edhe pse është paralajmëruar që të mos e bëjë këtë.

Pas gjetjes së minatorëve, mjekët nga Shtëpia për shëndet në Medvegjë kanë konstatuar vdekje.

Hetimi është në vijim, ndërsa trupat e minatorëve viktima do të dërgohen në autopsi.

Dy shtetasit e Maqedonisë në minierën “Lece” kanë punuar rreth katër vite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button