Mbi 150 të helmuar nga klori në Turqi

Të paktën 152 persona, midis të cilëve edhe 23 fëmijë, janë helmuar nga skadimi i klorit nga një cisternë në qarkun Sirt në pjesën juglindore të Turqisë.

Siç kumton Ministria turke e Shëndetësisë, 92 prej të helmuarve janë pranuar në spital, ndërsa edhe 60 persona janë vendosur nëpër tenda të Gjysmëhënës së Kuqe.

Në kumtesën e Ministrisë thuhet se incidenti ka ndodhur në fshatin Aktash. Të gjithë të helmuarit janë ankuar se kanë pasur të përziera.

Guvernatori i Sirtit, Ali Fuat Atik deklaroi se tani për tani nuk është e njohur prej nga është paraqitur cisterna në fshat.

“Tani për tani nuk bëhet fjalë për ndonjë gjendje serioze. I ndërmorëm të gjithë masat e domosdoshme në fshat, me qëllim që banorët të mund të vazhdojnë të jetojnë pa rrezik për shëndetin e tyre”, shtoi Atik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button