Ministri i Diasporës Ademi për vizitë në Kroaci

Ministri për Marrëdhëniet me Diasporën në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Edmond Ademi, dje ishte për vizitë pune në Republikën e Kroacisë, ku në parlamentin e kroat realizoi takim me deputeten Ermina Lekaj Prlaskaj, kryetarin e Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare në qytetin e Zagrebit, Shuip Zimberi si dhe me konsullin e nderit të RM-së në Zadar (Zare), njëherit kryetar i UO të BFI-së në Republikën e Kroacisë, Gzim Rexhepi.

Në këtë takim, siç citojnë nga kabineti i Ademit, u konstatua mbështetja e nikoqirëve për hapat e ndërmarra nga Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë në sferën e Diasporës, qëndron në kumtesën e Kabinetit të ministrit të angazhuar për Diasporën .

Në Zyrën e shtetit për kroatët jashtë Republikës së Kroacisë, ministri Ademi realizoi takim me sekretarin shtetëror Zvonko Milas dhe me bashkëpunëtorët e tij, ku u diskutua rreth një strategjie kombëtare të cilën duhet ta përgatisë Qeveria e Republikës së Maqedonisë si dhe u theksua se në këtë segment nuk do të mungojë mbështetja nga ana e Republikës së Kroacisë.

Në këtë takim, shtohet në kumtesë ministri Ademi dhe sekretari shtetëror Milas konstatuan nevojën e një takimi të përbashkët qeveritare, me vend organizator Republikën e Maqedonisë.

Ministri Edmond Ademi gjatë qëndrimit në Kroaci realizoi edhe një takim të përbashkët dhe një konference për shtyp me kryetarin e komunës së Bjelovarit, Dario Hrabek, ku u prezantua edhe udhërrëfyesi i realizimit të nevojave të mërgatës si dhe institucionalizimi i saj ne Republikën e Maqedonisë. Gjithashtu, u bisedua dhe për mundësitë e dinamizimit të një bashkëpunimi tregtar mes dy vendeve.

Mes të tjerash, vizitën në Bjelovar, ministri Ademi e shfrytëzoi edhe për një takim me stafin e fabrikës për produktet e ëmbëlsirave Kestlin. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button