Jasir Asani pranë kalimit te Partizani

Dy vite më parë, Partizani ishte gati të paguante 150 mijë euro për kartonin e tij, por tani ka mundësinë ta marrë falas. Bëhet fjalë për futbollistin shqiptar nga Maqedonia, Jasir Asani, i cili aktualisht është pa skuadër dhe dje pritej të ketë një takim zyrtar me drejtuesit e klubit të kuq. 22-vjeçari mbylli sezonin me FC Shkupin, ndërkohë që tashmë ka përfunduar kontratën me Vardarin.

Derisa, para disa jave ndërpreu kontratën me Pobedën, skuadër me të cilën nënshkroi këtë verë, por u largua vetëm pas dy ndeshjesh prej tyre. Në këto kushte, Asani është një futbollist me parametra zero dhe, sipas të gjitha gjasave, do të bëhet pjesë e Partizanit, njofton Panorama.

Problem bëhet vetëm federimi i lojtarit, pasi aktualisht është mbyllur merkatoja.  Kësisoj, nëse Asani firmos me të kuqtë, mund të luajë vetëm në janar, kur dhe rihapet sesioni i dytë i merkatos. Kujtojmë, sulmuesi i krahut ka qenë edhe pjesë e Kombëtares Shpresa të Shqipërisë, teksa shihet si një prej lojtarëve më premtues. Kohët e fundit u përfol se do të transferohej në Turqi, por me sa duket nuk është mbyllur asgjë dhe Asani tani pritet të firmosë me të kuqtë. Gjithsesi asgjë nuk është “fushë me lule”, pasi për shërbimet e tij Partizani duhet të paguajë. Ofertat Asanit nuk i kanë munguar, por për të dalë jashtë Maqedonisë falas duhet pritur vera e ardhshme, kur mesfushori t’i ketë mbushur 23 vjeç. Momentalisht Partizani duhet të paguajë taksën e formimit për lojtarin dhe nuk bëhet fjalë për një shumë të vogël, pasi i kalon 50 mijë eurot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button