Tre britanikë akuzohen për terrorizëm neonazist

re britanikë, midis të cilëve edhe dy pjesëtarë të armatës britanike, akuzohen për komplot për terrorizëm neonazist dhe për pjesëmarrje në grupin e ndaluar neonazist Aksioni nacional.

Të akuzuarit Aleksandar Dikin (22), Mika Vahvilainen (32) dhe Mark Baret (24) janë pjesë e grupit të pesë të arrestuarve në operacionin policor kundër organizatës ekstreme djathtiste të zbatuar më 5 shtator me ndihmë dhe mbështetje të agjencive zbuluese.

Dy nga të arrestuarit e atëhershëm, janë liruar, pa u ngritur kundër tyre akuzë.

I akuzuari i parë Dakin, ngarkohet për posedim të dokumenteve, të cilat sipas prokurorisë, mund të shfrytëzohen për përgatitjen e sulmeve terroriste, pastaj për shpërndarje të publikimeve terroriste, si dhe për nxitje të urrejtjes racore.

Vahvilainen akuzohet për veprat e njëjta penale sikur se Dikin, por edhe për deklarata të dhunshme ndaj urrejtjes racore. Ai akuzohet edhe për posedim të armës së ftohtë.

I akuzuari i tretë Baret ishte pjesëtar i armatës britanike, të stacionuar në bazën ushtarake “Dekelia” në Qipro. Atje u arrestua dhe më pas u transferua në Britani të Madhe, ku iu shqiptua masë e paraburgimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP