Është rinovuar shkolla “25 Maji” në lagjen Çento

Rinovim, gjegjësisht ndërrim i dritareve dhe çatisë në SHF “25 Maj” (Afati: Shtator 2015)

Rregullim i murit dhe fasadës në objektin e vjetër të “25 Majit”. (Afati: 2015)

Projekti për rinovim të SHF “25 Maji” është premtim i realizuar i kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, i dhënë në programin e tij zgjedhor për zgjedhjet lokale të vitit 2013: “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për Gazi Babë më të mirë”(faqe 24).

Në shtator të vitit 2014 mediumet informuan që është realizuar rinovimi i tërësishëm në këtë shkollë:

 Shkolla fillore “25 Maji” në lagjen Çento, Komuna e Gazi Babës, është rinovuar tërësisht me vlerë prej 25 milion denarësh, investim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me pjesëmarrje të komunës dhe përfshirje të prindërve dhe bashkësisë lokale

Është ndërruar çatia, ka fasadë të re, dritare dhe dysheme, me çka është bërë një objekt me efikasitet energjetik. Pas vitit 1963, kur dhe është ndërtuar, ky është intervenimi parë në këtë objekt shkollor.

Në Llogaridhënien e Trajkovskit për punën e tij për mandatin katër vjeçar ( 2013-2017) theksohet që me këtë shkollë, mes tjerash, është realizuar

  •  Vendosja e dritareve të reja me efikasitet energjetik(2013 – 2014)
  •  Rekonstruim i çatisë së shkollës (2014)
  • Lyerje e objektit (2014)

Gjithashtu, në Llogaridhënien e Trajkovskit janë publikuar fotografi nga të cilat duket që SHF “25 Maji” i është përmirësuar çatia, ka fasadë dhe dritare të reja.

BURIMI: Vërtetmatës.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button