Amnesty International: Drejtësi e mohuar për viktimat e dhunës seksuale në Bosnje

Amnesty International ka publikuar sot një raport, sipas të cilit më shumë se 20.000 të mbijetuarve nga abuzimi seksual gjatë luftës së fundit në Bosnjë dhe Hercegovinë, u mohohet drejtësia.

Pas qerek shekulli nga shpërthimi i luftës në ish- Jugosllavi, raporti kritikon duke thënë se “pasojat shkatërruese fizike dhe psikologjike të këtyre krimeve dhe pengesat e pajustifikueshme, i ndalojnë gratë të marrin ndihmën që u nevojitet dhe dëmshpërblimin ligjorë që u takon”, njofton REL.

“Më shumë se dy dekada pas luftës, dhjetëra mijëra gra në Bosnjë po vazhdojnë jetën e tyre të shkatërruar, me shumë pak ndihma mjekësore, psikologjike dhe financiare” ka thënë Gauri van Gulik, zëvendësdrejtor për Evropë i Amnesty International, në një përmbledhje të gjetjeve të raportit.

Grupi për të drejtat e njeriut të organizatës, kanë thënë se raporti i cili bazohet në hulumtimin dyvjeqarë, zbulon se si mungesat sistematike dhe mungesa e një konsensusi politik, ka lënë anash një gjeneratë të tërë të të mbijetuarve nga dhunimet gjatë konfliktit.

Që kur ka filluar gjyqi i krimeve të luftës në Bosnjë, në vitin 2004, më pak se 1 përqind e numrit të përgjithshëm të viktimave të dhunës seksuale kanë raportuar rastet në gjykatë.

Mes tjerash, në raport thuhet se për të rritur vetëbesimin e të mbijetuarve, Bosnja duhet të forcojë mekanizmat që mbrojnë viktimat dhe të adoptojë programin për viktimat e dhunës seksuale, që përfshinë kompensimin ndaj tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button