Mustafa: Prishtina dhe Prizreni u qeverisën keq nga VV dhe nga PDK

Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij PDK në Prizren e Vetëvendosje në Prishtinë nuk kanë punuar fare.

“Prishtina dhe Prizreni u qeverisën keq nga VV dhe nga PDK. Në fakt, Prishtina as që u qeverisë. Mbetet shembulli më i mirë i propagandës mediale, pa punuar asgjë. Prizreni arriti kulminacionin e keq-qeverisjes”, ka shkruar Mustafa në Facebook, njofton Klan Kosova.

Ai ka lëvduar kandidatët e këtyre dy komunave me të cilët në zgjedhjet e ardhshme do të garojë LDK-ja.

“Zgjidhja më e mirë për Prishtinën është Arban Abrashi e për Prizrenin Hatim Baxhaku. I pari se dëshmoi kulturë qytetare dhe suksese në menaxhimin e një ministrie të rëndësishme dhe i dyti se kultivon vlera etike dhe vlera të punës”.

“Këto vlera u nevojiten këtyre dy qyteteve të mëdha. Vlera që vetëm LDK i ka”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button