Zaev dhe Deskoska takohen me rektorin e UEJL-së

Kryeminsitri Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Renata Deskoska, sot realizoi takim me rektorin e Universitetit të Evropës Juglindore, Zamir Dika dhe kryetarin e bordit universitar, Denis Ferington.

Në takim, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, është biseduar për sfidat para të cilave ndoidhet arsimi në Maqedoni, si dhe për nevojën e implementimit të përvojave pozitive në sistemin arsimor, adaptuar sipas nevojave të tregut të punës.

Është biseduar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes mes Qeverisë dhe Universitetit dhe janë këmbyer ide në cilin drejtim duhet të zhvillohet infrastruktura arsimore në Maqedoni.

Përfaqësuwesit nga UEJL-së haptazi u vunë në disponim të Qeverisë në drejtim të ndërmjetësimit mes shtetit dhe ekspertëve të huaj për arsim, për aktualizimin e debatit publik për modele të reja të strategjisë arsimore e cila do të kontribuojë për cilësi më të mirë të arsimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button