Shmangni rënien e flokëve në ndryshimin e stinëve!

Rënia e flokëve është një proces biologjik e natyral, sidomos në periudha të caktuara të vitit. Na ndodh të gjithave menjëherë sapo hyn stina e vjeshtës me ndryshimin klimatik! Që të mos e përjetoni këtë moment e të mos hyni me frikë në dush ne ju japim disa sugjerime të vlefshme se si të parandaloni rënien stinore të flokëve, shkruan Bordo.al.

Ushqimet miqësore ndaj flokëve

Ndihma e parë është një dietë e pasur ushqimore me vitamina e minerale. Jepini prioritet frutave të stinës, por edhe atyre të thatave si: arra, bajame, lajthi, fara luledielli ose kungulli. Ndër ushqimet që forcojnë flokët përmendim peshkun, salmonin e pasur me Omega 3, produktet e qumështit, perimet dhe vezët.

Shampoja

E mira është që të mos e teproni me larjen e flokëve tuaj, as kur keni flokë tepër të yndyrshëm. Tregoni kudjes në zgjdhjen e produktit të duhur, i cili duhet të përmbajë vitaminën B, thelbësore në rritjen e flokëve.

Ampulat anti-rënie

Janë të këshillueshme edhe ampulat kundër rënies së flokëve. Këto trajtime specifike sipas llojit të flokut tuaj zgjasin deri në muaj dhe aplikohen tre herë në javë. Ju rekomandojmë produkte me përbërës natyralë, pa oksidantë dhe rigjenerues për t’u përdorur në flokë pas shampos.

Për rënie të konsiderueshme, aplikoni suplemente shtesë

Nëse vini re një rënie të pazakontë atëherë, gjithmonë sipas llojit specific të flokut,  mund të përdorni edhe produkte kundër rënies të cilat përmbajnë polifenole. Mund të frenoi humbjen e flokëve me vitaminat: A, B6, C, E, D dhe selen të cilat mundësojnë një veprim antioksidues ndaj radkaleve të lira. Edhe këto trajtime zgjasin për disa muaj.

Shmangni stresin!

Në periudhën më të madhë të rënies së flokëve siç është edhe ndryshimi i stinës, mundohuni të shmangni stresin e panevojshëm në dobi të shëndetit të flokëve tuaj. Po kështu, nuk këshillohet përdorimi i piastrave apo mashave të nxehta në flokë. Bëni kujdes edhe me zgjedhjen e furçës së flokëve: duhet të ketë dhëmbëza të buta e të gjera!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI MOBIL