OKB: Në Mianmar po bëhet spastrim etnik i myslimanëve

Operacioni kundër myslimanëve Rohingya në Mianmar është shembull i “spastrimit etnik”, tha komisionari për të drejta të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid Raad Al Hussein, transmeton REL. 

Ai u bëri thirrje autoriteteve në Mianmar të ndalojnë, siç tha, operacionin mizor ushtarak në shtetin e Rakhines.

Mbi 300,000 myslimanë Rohingya kanë ikur në Banladesh, që nga shpërthimi i dhunës në Minamar, në fund të muajit të kaluar.

Refugjatët akuzojnë forcat e sigurisë në Mianmar dhe turmat budiste për djegien e fshatrave të tyre.

Qeveria thotë se forcat e sigurisë janë duke iu përgjigjur një sulmi të militantëve Rohingya kundër postblloqeve policore, që ka ndodhur më 25 gusht.

Zeid tha se situata në Rakhine nuk mund të vlerësohet plotësisht, sepse Mianmari u ka refuzuar qasjen hestuesve të të drejtave të njeriut, por, shtoi Zeid, “raporte të shumta dhe imazhe satelitore tregojnë forcat e sigurisë dhe milicitë lokale duke i djegur fshatrat e myslimanëve dhe duke qëlluar civilët që ikin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP