Shkenca e pranon: vera para gjumit ndihmon në rënien në peshë!

Të gjithë e dimë se nëse e teprojmë me konsumimin e verës, jo vetëm që do të na trullosë, por do të ndikojë dhe në shtimin në peshë. Kështu, vendosim t’i mbyllim shishet në një kuti dhe mundohemi ta harrojmë ekzistencën e tyre. Epo, është koha të ndryshoni zakon, pasi shkenca pranon një rezultat krejt të ri: një ose më shumë gota verë para gjumit, do të bëjë të humbni kilogramët e tepërt!

Universiteti i Washington-it dhe Harvardi kanë ndikuar në kërkime të tilla, duke vërtetuar se vera në përmbajtje, ka disa acide të veçanta, të cilat parandalojnë qelizat e yndyrnave të tepërta të prodhojnë edhe më shumë lëndë të panevojshme për organizmin. Pra, trupi ruan peshën konstante, ose aq më mirë, humbet disa kilogramë ekstra. Sipas ekspertëve, rreth dy gota në ditë ndihmojnë në parandalimin e obezitetit deri në 70%. Po, e lexuat mirë! Arsyeja pse darka është vakti më i përshtatshëm për një zgjedhje të tillë, lidhet me faktin se ndjesia e ngopjes që ndjejmë menjëherë pas konsumimit të verës do të bëjë të hamë më pak, çka është idealja për orët e fundit të ciklit 24-orësh. Me pak fjalë, rrëmbeni shishen e verës dhe bëjini shoqëri vetes me mikun tuaj më të mirë (apo jo?) Shkenca është vërtetë e mrekullueshme!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP