OEMVP kërkon masa konkrete orientuar drejtë prodhuesve vendor

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vlerëson se parametrat makroekonomik  nuk janë të kënaqshme për biznesin duke pasur parasysh se në tremujorin e dytë  është realizuar rritje negative  të PBV-së nga  1,8 përqind në  0 për qind në tremujorin e parë. Rrjedhimisht do të jenë të kënaqur nëse këtë vit të arrijmë rritjen prej 0,7 deri në 1 për qind të PBV.

Në pres konferencën sot duke ju referuar konkretisht punës 100 ditore të qeverisë, OEMVP përkrah subvencionimin e disa sektorëve dhe kërkon qasje shumë të kujdesshme dhe transparente të qeverisë ndaj kompanive të cilave do ju ndaj subvencione që të mos ketë keqpërdorime. Në vazhdim, në deklaratën e OEMVP-së thuhet se reformat gjyqësorë kanë ende ngecje, prandaj këtu duhet të veprohet sa më shpejt që të kthehet shteti i së drejtës.

“Qeveria e RM-së duhet të përkushtohet më tepër në marrje të masave konkrete, me fokus në rritjen e kapaciteteve prodhuese të ekonomisë së vendit, gjë që do të mundëson rritje të ofertës vendore, zvogëlim të papunësisë, rritje edhe më të madhe të eksportit. Kjo qeveri duhet të ri-definojë konceptin e Investime e Huaja Direkte dhe të merr vendim definitiv mbi prioritetet në këtë sferë”, tha kryetari i Odës Nebi Hoxha.

OEMVP me vërejtje drejtuar projektit Garanci për të rinjtë për të cilin Qeveria ndau nga ribalanci 9 milion euro, për bruto paga, si një masë shumë e përgjithshme të cilës nuk i paraprin cost-benefit analizë dhe efekti do jetë minor në aspekt makroekonomik. Më pas nivelin e shumës për përkrahje të NVM në vlerë prej 2,1 milion euro dhe subvencionet e bujqve individual, Oda e sheh si masë jo e kënaqshme dhe përsëri nuk ka targete se çka pas shpërndarjes së subvencioneve.

Oda është konzistent në kërkesat e saj sidomos për problemin infrastrukturor të zonës së Vizbegut dhe për bizneset e vërshuara në Hasanbeg për të cilat ka premtime nga ana e qeverisë, por akoma nuk ka hapa konkret, edhe pse ato ka dërguar propozim masa se si të realizohet ndihma ndaj tyre.

Sa ju përket masave sociale që i ndërmerr Qeveria për ulje të varfërisë, OEMVP e jep përkrahjen e saj në këtë rrugëtim, por me kusht që duhen plane shumë të detajuara mbi këto ndihma ose subvencione, sepse mund të mos arrijnë efektin e duhur dhe pa një strategji afatmesme të detajuar mbi kahjet se ka duhet të shkojë ekonomia jonë nuk mund të presim rezultate të kënaqshme. Patjetër të përmirësohet edhe qasja në financa për kompanitë vendore nëpërmjet linjave kreditore me interes më të ulët dhe të shfrytëzohen grantet me qëllim që bizneset të avancohen dhe të jenë më konkurrent në tregun rajonal dhe global.Duhet të mbështeten inovacionet, sipërmarrësia e grave dhe të rinjve, si dhe të fillohet përfundimisht në mënyrë kuantitative dhe kualitative të mbështetet zhvillimi i barabartë rajonal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button