“Shikoje fëmijën, jo aftësitë e kufizuara”- Qeveria dhe UNICEF-i të bashkuar për fëmijët me aftësi të kufizuara

Nën moton “Shikojeni fëmijën, e jo aftësitë e kufizuara”, zyra e UNICEF-it në Shkup sot e promovoi versioni maqedonas nga Klasifikimi ndërkombëtar i funksionit, që pritet të bëjë ndryshim në mënyrën në të cilën shihet dhe u përgjigjet nevojave të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë përcaktohet për shoqëri inkluzive të qytetarëve me kushte të barabarta për jetesë. E drejta e barazisë fillon nga qytetarët. Kjo Qeveri vendosi, ne do ta shikojmë fëmijën, e jo aftësinë e kufizuar”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e promovimit.

Zaev konsideron se është e arritshme që të krijohen kushte që fëmijët me aftësi të kufizuara që të aftësohen dhe kur do të rriten të mund të punojnë.

“E ëma e një vajza katërvjeçare me Sindom Daun para një kohë më pyeti, se nëse vajza ime ndonjëherë do të mund të punojë. Kjo çështje e një nëne të shqetësuar është obligimi ynë që të përgjigjemi se nëse është e arritshme të ballafaqohemi me sfidat e këtilla. Pohoj se kjo është e arritshme”, theksoi Zaev.

Është e arritshme, tha, nëse e riorientojmë pikëpamjen tonë drejt qëllimit për të cilin flasim sot, ndërsa ajo është që të mundësojmë shoqëri pa pengesa për personat me aftësi të kufizuara, tha kryeministri.

Zaev theksoi se Qeveria e ka mbështetur dokumentin ndërkombëtar të UNICEG-it, Klasifikimit ndërkombëtar të funksionimit, të bazuar në qasjen se çka fëmijët munden, në vend të asaj se çka nuk munden.

Qasja, shtoi, që t’i konfirmojmë aftësitë e tyre, në vend që të fokusohemi tek dobësitë e tyre, do të mundësojë t’u sigurojmë arsim adekuat.

Sipas tij, ata vetë ose me mbështetje adekuate do të jenë aktivë në tregun e punës dhe do të kontribuojnë në familje, ndërsa me këtë do të kontribuojnë në zhvillimin dhe avancimin e shoqërisë.

Zaev theksoi se ka filluar edhe një proces i deinstitucionalizimit, dhe në vend të institucioneve në të cilat janë të vendosur qindra fëmijë, do të formohen grupe të vogla me nga pesë fëmijë të cilët do të marrin mbështetje adekuate profesionale dhe shëndetësore dhe se për këtë projekt tanimë janë siguruar mjete në buxhetin për vitin 2018.

Ai theksoi se anketa e UNICEF-it sipas të cilit në pyetjen se nëse fëmija juaj ndonjëherë është shoqëruar me ndonjë fëmijë ose të rritur tjetër me aftësi të kufizuara, madje 79 për qind kanë thënë jo.

Përfaqësuesi i UNICEF-it Benxhamin Perks, theksoi se në vend ka rreth 21.500 fëmijë të cilët kanë ndonjë aftësi të kufizuar.

“Mbi dy e treta e tyre nuk vizitojnë shkollë, ndërsa kjo madje e shkel të drejtën e tyre të lojës, ndërtimit të relacioneve, zhvillimit të identitetit të tyre dhe realizim të potencialit”, tha ai.

Më e keqe është ajo që në mjediset rurale fëmijët fshihen nga bashkësia për shkak të turpit dhe stigmës, ose madje qëndrojnë në institucionet e vetmuara të ftohta si në Demir Kapi, ku nuk marrin kujdes dhe dashuri, për të cilët më sigurtë e dimë se u nevojiten çdo fëmije.

Sipas tij, kjo mund të ndryshojë përmes reformave sistematike dhe fushatave për ngritje të vetëdijes.

“Që ta përmirësojmë gjendjes e fëmijëve me aftësi të kufizuara nevojiten reforma urgjente. Duhet ta garantojmë të drejtën e çdo fëmije që të mësojë, nevojitet mbështetje nga familjet dhe na nevojitet klasifikim adekuat i aftësive dhe kapaciteteve të çdo fëmije”, shtoi Perks.

Sipas tij, KNF u jep perspektivë të re personave me aftësi të kufizuara, për shkak se fokusohet tek aftësia, e jo tek njerëzit me aftësi të kufizuara dhe mundëson kuptim i asaj se çka personi mund ta bëjë, me ç’rast do të sigurohet inkuadrim optimal, përmbushje e potencialit dhe jetë cilësore fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Eksperti ndërkombëtar Andreas Martinuci theksoi se KNF nuk është shkop magjik, por mënyrë e të pamurit të funksionalitetit dhe pengesës në pajtueshmëri me konventën e KB-së.

Në skenë dolën edhe pianistja Ema Ananievska, studentja dhe person me Sindom Daun Nina Kosteska dhe vogëlushi Jane Vellkovski, i cili vuan nga atrofia spinale muskulatore (SMA), fotografia e të cilit afër posterit të idolit të tij Kristiano Ronaldo në arenën Filipi i Dytë e publikuar në instagram profilin e UEFA-së, e qakulloi botën.

Përndryshe, para fundit të ngjarjes, që u mbajt në hotelin “Meriot”, të pranishmit u lutën që qetë ta braktisin sallën pasi u kyç alarmi i sigurisë. Pjesa më e madhe e të pranishmëve filluan ngadalë ta braktisin sallën, me ç’rast u paraqit kuzhinieri i cili informoi se alarmi është kyçur për shkak të krepave të cilat në të njëjtën kohë përgatiteshin për koktejin

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP