Revizion komunal: Ja sa ishte efektive dhe efikase Komuna e Tetovës

Në vazhdën e zgjedhjeve lokale dhe meqë “është evidente se disa kryetarë shqiptar kanë rezultate të dobëta sa i përket buxhetit komunal”, akademiku shqiptar dhe eksperti ekonomik, Izet Zeqiri ka realizuar hulumtim për Komunën e Tetovës ku nxjerr të dhëna se është realizuar vetëm 63% e buxhetit komunal dhe 20% e investimeve kapitale të parapara, njofton Portalb.mk.

“Është evidente se disa kryetarë shqiptar kanë rezultate të dobëta si në shfrytëzimin e buxhetit të planifikuar ashtu edhe në realizimin e investimeve kapitale në krahasim me kryetarët tjerë të komunave në Maqedoni.
Psh. Komuna e Tetovës në vitin 2016 e ka realizuar buxhetin vetëm 63%, që do të thotë se nuk ka aritur të shfrytëzon mbi 30% të buxhetit. Komuna e Tetovës ka realizuar investime kapitale vetëm
 20.45% që do të thotë afër 60% të mjeteve të planifikuar për investime kapitale nuk janë shfrytëzuar”, bëri të ditur Zeqiri.

Izet Zeqiri

Sipas tij, “mosrealizimi i buxhetit komunal nënkupton më pak rrugë, kanalizime dhe ujë për banorët e Tetovës” duke treguar njëkohësisht edhe “shkallën e efektivitetit dhe efikasitetit të Komunës së Tetovës”.

Se çfarë paraqet efektiviteti dhe efikasiteti për një komunë, ekonomisti Izet Zeqiri sqaroi :Efektiviteti paraqet masë për atë se sa janë të përshtatshme qëllimet që i ndjek një institucion dhe për shkallën që institucioni i arrin këto qëllime. Efikasiteti paraqet mënyrën e shfrytëzimit të burimeve (resurseve) për realizimin e qëllimeve dhe produktivitetin e tyre.Kryetarët aktual që do të rikandidohen duhet të japin llogari për rezultatin e tyre përmes buxhetit të realizuar në mandatin e tyre. Buxheti është një plan i veprimtarisë financiare për një periudhë të caktuar kohe (viti fiskal) që tregon të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e planifikuara për periudhën”.

Zeqiri për Portalb.mk sqaroi se mosrealizimi i buxhetit komunal do të thotë mosparashikim adekuat i nevojave të banorëve të asaj si dhe kthim i atyre parave në Buxhetin Shtetëror.

“Nëse një komunë me buxhet ka paraparë se për një kanalizim do të harxhojë 100 euro, shembull kjo, dhe ai ka realizuar vetëm 50 euro, ata para nuk janë kursyer, po iu janë kthyer shtetit prapa, sepse kanë qenë të dedikuara për atë kanalizim”, tha Zeqir, ndërkohë që shtoi se kanë mbetur shumë gjëra të tjera që nuk janë paraparë por që kanë qenë të nevojshme të parashihen dhe realizohen me buxhetin komunal.

Përndryshe, revizioni komunal vjen si mënyrë llogaridhënëse, tranparente, efektive edhe efikase e kryetarëve aktual të komunave në Maqedoni, për të rritur përgjegjësisë dhe llogaridhënien jo vetëm para qytetarëve të saj por edhe para pasardhësit të saj, kryetarit të ri.

Vazhdojmë edhe me komunat tjera.

No automatic alt text available.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button