Një gjimnazist ndërroi jetë pas rrëzimit nga koshi në Strumicë

Një gjimnazist 18-vjeçar paradite e humbi jetën pas rrëzimit nga koshi në fushën e basketbollit në SHM “Dimitar Vllahov” në Strumicë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në orën 10:15  në Stacionin policor në Strumicë është marrë njoftim telefonik nga Spitali i përgjithshëm i Strumicës se është dërguar një trup i pajetë i një fëmije i lindur në vitin 2000 me vendbanim në Bosillovë.

Fëmija, sipas raportit policor, në SHM “Dimitar Vllahov” gjatë lojës së fëmijëve është ngjitur në kosh nga fusha e basketbollit nga shkolla prej nga është rrëzuar dhe nga lëndimet e marra gjatë rrëzimit, ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Nga ana e SPB Strumicë është kryer ekspertizë, ndërsa në vendin e aksidentit ka dalë edhe prokurori publik.

Po ndërmerren masa për ndriçim të tërësishëm të rastit, informojnë nga MPB-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button