Berisha fantastik te Atalanta, ja çfarë ‘dhurate’ merr nga mediat në Itali

Etrit Berisha me paraqitjen e tij në fitoren 2-1 të Atalantës ndaj Sasuolos.

Portali italian “Tuttomercatoweb” ka vënë notat për paraqitjet e futbollistwve pas ndeshjeve të sotme në Serinë A dhe B italiane.

Bie në sy fakti se të gjithë futbollistët shqiptarë që zbritën në fushë janë vlerësuar pozitivisht, edhe Memushaj i cili mbylli ndeshjen me humbje.

Megjithatë, ai që spikat është Etrit Berisha me paraqitjen e tij në fitoren 2-1 të Atalantës ndaj Sasuolos.

NOTAT

Berisha 7 – I jashtëzakonshëm në finale, kur mbron avantazhin me dy ndërhyrje të shkëlqyera ndaj Raguzës dhe Açerbit.

Strakosha 6 – I ofron siguri skuadrës së tij si me ndërhyrjet, ashtu edhe në rivënien në lojë të topit. Nuk mund të bëjë asgjë në rastin e golit nga distanca e afërt e Montolivos.

Hysaj 6 – Bën dy gabime në pjesën e parë, por pastaj e merr veten pas pushimit të lojës dhe nuk zhgënjen edhe në ndonjë zbritje në krah. Shumë i aftë në diagonalen për Palacion i cili kishte kaluar Albiol.

Memushaj 6 – Debutim pozitiv për ish-in e Peskarës, i cili vë në vështirësi mbrojtjen e Torinos si kur niset me shpejtësi në qendër, ashtu edhe kur merr krahun.

Ndoj 6,5 – Në pjesën e parë bën të lëvizë mjaft mirë mesfusha e skuadrësbreshiane, raporton Panorama. Në pjesën e dytë mundohet të luajë siç mundet, por është gjithmonë i rëndësishëm për skuadrën, duke marrë shumë shkelma që lejojnë ekipin të fitojë terren. Nga harkimi i tij lind goli i Ferrante.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP