Miratohen ndryshimet e Kodit Zgjedhor, BESA do të ketë anëtar në KSHZ

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të 13-të me 77 vota pro, asnjë kundër dhe abstenim e miratoi Ligjin për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, të parashtruar nga grupet e deputetëve të shumicës qeveritare dhe opozitës.

Me ndryshimet e Kodit Zgjedhor është parashikuar përbërja e KSHZ-së të jetë në pajtim me atë ekzistuesin lidhur me partitë në Kuvend.

Paraprakisht sot, deputeti i BESA-s Fadil Zendeli në pres konferencë në Kuvend deklaroi se presin që të ketë anëtar të KSHZ-së në zgjedhjet e ardhshme lokale. Në të kundërtën, theksoi Zendeli, vendime e KSHZ-së do të jenë jolegale dhe jolegjitime.

Sipas informacioneve nga partia BESA, mundësitë më të mëdha për anëtare e KSHZ-së ka avokatja Ermira Asani Salija, e cila është anëtare e Këshillit Qendror të BESË-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button