KB: Kriza me rohinët në Mianmar është shembull për spastrim etnik

Komisari i lartë i KB-së për të drejtat e njeriut, Zeid Raad al Husein e kualifikoi operacionin e forcave të sigurimit në Mianmar, kundër myslimanëve Rohinxhi si “shembull shkollor për spastrim etnik”.

Al Husein iu bëri thirrje autoriteteve në Jangun ta ndalojnë, siç thotë, operacionin e ashpër ushtarak në provincën veriore të Mianmarit Rahine.

Më shumë se 300 mijë myslimanë nga ky komunitet etnik kanë ikur në Bangladeshin fqinj, pasi para fundit të muajit të kaluar situata eskaloi në dhunë.

Ushtria e Mianmarit, megjithatë i hodhi poshtë akuzat e tilla dhe pohoi se ajo vetëm ka reaguar në sulmet e militantëve, si dhe se operacioni që po zhvillohet nuk është i orientuar kundër popullatës civile.

Dhuna shpërtheu më 25 gusht kur pjesëtarët e militantëve rohini, sulmuan një stacion policor në provincë, duke lënë të vrarë 12 policë.

Disa vëzhgues të pavarur, ndërkaq, theksojnë se reagimi i ushtrisë dhe i autoriteteve është tej mase, i mbushur me brutalitet, me ndezjen e tërë fshatrave dhe të shtëpive të rohinëve, me qëllim për të dëbuar popullatë civile nga territori në të cilin jetojnë, nga provinca dhe nga Mianmari,

Rohinët janë pjesëtarë të komunitetit kryesisht myslimanë, i cili nuk ka shtet të vetin dhe të cilët ndodhen në provincën Rahine në Mianmar, shtet ku shumica e popullatës janë budistë.

Autoritetet në Jangun nuk i njohin si pakica, por vetëm si refugjatë të paligjshëm të cilët ilegalisht janë zhvendosur në skaj të pjesës veriperëndimore të territorit të Mianmarit.

Militantët rohinë dje ofruan ndërprerje të armiqësisë, por autoritetet ushtarake e hodhën poshtë këtë ofertë, duke pohuar se nuk do të negociojnë me terroristë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button